Ekonomi
Thyhet çdo rekord, një Bitcoin vlen 7300 dollarë
Deri vetëm një ditë më parë, një Bitcoin kishte vlerë prej rreth 6600 dollarë, tashmë një Bitcoin ka vlerë prej 7300 dollarë, duke u rritur për 700 dollarë
Kriptovalutës Bitcoin çdo ditë po i shtohet vlera. Brenda 24 orëve të fundit kjo kriptovalutë ka kaluar vlerën prej 7000 dollarëve për herë të parë në histori të saj.
Vetëm gjatë këtij viti Bitcoinit i është shtatëfishuar vlera, ndërsa vlera totale e kësaj kriptovalute ka kaluar shifrën prej 100 miliardë dollarëve.
Deri vetëm një ditë më parë, një Bitcoin kishte vlerë prej rreth 6600 dollarë, tashmë një Bitcoin ka vlerë prej 7300 dollarë, duke u rritur për 700 dollarë, apo duke kaluar të gjitha rekordet më të tani, shkruan albinfo.ch.
Tashmë Bitcion gjithmonë e më shumë po bëhet i njohur, madje në shumë vende mund ta paguash edhe taksa me to, kurse edhe ‘Amazon’ po mendon ta pranojë për të paguar çmime.
Pavarësisht rritjeve të vazhdueshme të vlerës së Bitcoinit, shumë skeptikë mbeten të bindur se Bitcoini do të dështojë.
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










