Kuriozitete
Thyen rekord për vrapimin më të shpejtë e më të gjatë në zjarr
Britton nga Britania e Madhe tani ka thyer rekord për sprintin më të shpejtë 100 metërsh krejt në zjarr dhe distancën më të gjatë të kaluar si vrapim me zjarr pa oksigjen
I pyetur nga miqtë e tij për të bërë një vrapim normal për bamirësi, Antony Britton kishte një ide më të guximshme: Të vraponte teksa ishte në zjarr.
Si rezultat, Britton nga Britania e Madhe tani ka thyer rekord për sprintin më të shpejtë 100 metërsh krejt në zjarr dhe distancën më të gjatë të kaluar si vrapim me zjarr pa oksigjen.
Në fushën e klubit të futbollit të rugbit Huddersfield, Antony kaloi 100 metra sprint në zjarr për 24.58 sekonda, ndërsa vrapoi në total 204.23 metra për të thyer edhe rekordin për distancën më të gjatë të kaluar teksa ishte në zjarr.
“Ishte diçka shumë interesante. Është adrenalinë dhe ju nuk mund të mendoni për asgjë tjetër përpos asaj që jeni duke bërë. E shihni sfidën, e shihni fundin dhe mendoni ‘atje duhet të shkoj’ andaj fokusoheni plotësisht dhe me gjithë energjinë që keni që të arrini atje”, ka thënë ai.
https://www.youtube.com/watch?v=8QrQGkpg8zw
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese








