Integrimi
Thurgau: Integrimi lë për të dëshiruar
Hapësirë për veprim në punë të integrimit ka në disa fusha të caktuara për disa komunitete të caktuara, të huaja
Zyra për Migracion e kantonit Thurgau konstaton se ka mangësi në punën e integrimit të të huajve dhe për këtë arsye ajo ka përpiluar një katalog masash në këtë drejtim. Këto masa lidhen edhe me strategjinë për integrim që federata do ta fusë në fuqi nga viti 2014.
Ndërsa në raportin e integrimit që ka përpiluar kantoni, thuhet se integrimi te shumica e popullatës së huaj ka treguar sukses. Për t`u arritur kjo, janë angazhuar prej vitesh organizata shtetërore e joshtetërore. Vetë kantoni, kontribuon financiarisht në projektet për integrimin e të huajve nga viti 2001 ndërsa nga viti 2008 ai ka themeluar Zyrën Profesionale për Integrim. Një kontribut të madh për integrim, thuhet në raport, e kanë dhënë edhe punëdhënësit.
Ndërkaq, hapësirë për veprim në punë të integrimit, dhe për të arritur barazinë e shanseve, sipas raportit, ka në disa fusha të caktuara për disa komunitete të caktuara, të huaja. Ato janë të ballafaquara me më shumë varfëri, me distancim nga shoqëria dhe me shëndet më të dobët.
Një pjesë e detyrimit për integrim më të mirë u takon vetë të huajave. “Integrimi nënkupton gjithmonë një gatishmëri nga të dyja palët. Ai nuk mund të arrihet me urdhër nga shteti”, thotë për “Thurgauer Zeitung” Camillus Guhl, shef i zyrës për migracion të kantonit Thurgau.
“Ne nuk mbajmë ndonjë statistikë mbi dështimet e vetë migrantëve lidhur me integrimin dhe nuk mund të veçojmë as ndonjë komunitet të caktuar në këtë drejtim. Nëse janë mirë ose keq të integruar, kjo ka të bëjë më shumë me veçoritë e njerëzve, si individë”, thotë i deleguari për integrim, Oliver Lind.
Raporti ka konstatuar mangësi edhe në qëndrimin e popullatës vendëse sa i përket ofrimit të kushteve për integrim të mirë të të huajve. Në Thurgau është evidente se ka më pak hapje të vendësve ndaj të huajve. Si ilustrim për këtë mungesë është numri i personave që marrin shtetësinë zvicerane, që është nën mesataren e Zvicrës. Shembulli tjetër ka të bëjë me mundësitë e kufizuara që të huajt të marrin pjesë në jetën politik, thuhet veç tjerash në raport.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












