Lajme
Pas takimit me kryeministrin e Kanadasë, Thunberg: “Ai nuk bën sa duhet”
Aktivistja e klimës, Greta Thunberg, ka fajësuar kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, në një takim në Montreal për mosadresimin e duhur të ndryshimit të klimës. Kjo vlen për të gjithë politikanët në gjithë botën, tha ajo.
“Përpiqem të mos përqendrohem te njerëzit individualë, por tek imazhi i madh. Sigurisht, është më e lehtë të fajësosh dikë, dhe natyrisht ai ka shumë përgjegjësi dhe sigurisht që ai nuk bën sa duhet. Mesazhi im për të gjithë politikanët është i njëjtë, thjesht, dëgjoni shkencën dhe veproni në përputhje me rrethanat”, tha 16-vjeçarja suedeze gjatë takimit, shkruan Blick.
Nga ana tjetër, kryeminstri kanadez, Trudeau, njoftoi në një konferencë shtypi të premten për të mbjellë dy miliardë pemë të reja në Kanada në rast të një fitore në tetor, përcjell albinfo.ch.
Pasditen e së premtës, Trudeau dhe Thunberg morën pjesë në një protestë klimatike në Montreal, sipas organizatorëve me rreth 500,000 njerëz të tjerë. “Ne e bëmë atë së bashku dhe nuk mund t’ju falënderoj sa keni qenë këtu”, tha Thunberg në një fjalim para pjesëmarrësve.
Atdheu i tyre, Suedia dhe Kanada, janë të dy “udhëheqës të supozuar të ndryshimit të klimës”, vazhdoi Thunberg. “Në të dy rastet kjo do të thotë absolutisht asgjë. Në të dy rastet, këto janë thjesht fjalë boshe”, ka përfunduar ajo, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










