Kosova
Thirrje për të ndihmuar punësimin e grave në Kosovë
Fondacioni “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ (ANF), me seli në Prishtinë, sot po ngrit fonde për gratë e Kosovës, duke garuar për financim në platformën botërore GlobalGiving karshi qindra organizatave të tjera të huaja. Fushatën mund ta gjeni në vijim:
Këtë të mërkurë, GlobalGiving po ndan $15,000 për pjesëmarrësit e platformës, ndërsa fondacioni Kosovar po konkurron për të përfituar nga fondet që do të ndahen. Se çfarë shume ky projekt do të përfitojë, varet nga numri dhe shuma që donatorët do të ndajnë.
Duke filluar nga $1, gjithsecili mund të mbështesë këtë mision humanitar dhe të ndihmojë drejt hapjes së vendeve të reja të punës në industrinë e tekstilit për gratë e marxhinalizuara në Kosovë. Fondacioni Kosovar aktualisht qëndron në poziten e pestë, por me ndihmën e komunitetit shqiptar, fushata mund të lëvizë në pozita udhëheqëse!
—
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është fondacion humanitar që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë. Ky fondacion zhvillon programe shëndetësore në klinikat gjinekologjike/obstetrike (që përkujdesen për nënat), Njësitë e Kujdesit Intensiv Neonatal (që përkujdesen për foshnjet e lindura para kohe) dhe klinikat pediatrike (që përkujdesen për fëmijë të sëmurë nga leukemia, sëmundje të zemrës, astma dhe sëmundje të tjera) në Republikën e Kosovës. Për më shumë www.amchealth.org
Kontakt:
e-mail: [email protected]
tel: +386 49 110 333
www.amchealth.org
https://www.facebook.com/actionformothersandchildren
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













