Maqedonia
Thirrja për qytetarët, mos rezervoni bileta pa u hapur aeroportet
Apelojnë qytetarët t’i ndjekin informacionet që publikohen nga qeveria dhe ministrat resorë
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve (MTL) e Maqedonisë Veriore apelon deri te qytetarët të përmbahen nga rezervimi i biletave të aeroplanit, pasi që ende është në fuqi vendimi për mbylljen e dy aeroporteve ndërkombëtare në vend për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Duam të potencojmë se në fuqi ende vlen vendimi për mbylljen e ‘Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit’ dhe aeroportit ‘Shën Apostol Pavle’ në Ohër. Kjo do të thotë që derisa të merret një vendim tjetër, aeroportet do të jenë të mbyllura për transport të pasagjerëve, ndërsa trafiku ajror do të pezullohet. Vendimi nuk vlen për fluturimet shtetërore, ushtarake, spitalore, humanitare dhe ngarkesave pa pasagjerë”, thuhet në kumtesën e sotme nga Ministria pas publikimeve në disa media për data konkrete për vendosjen e linjave ajrore, shkruajnë mediat shqiptare të Maqedonisë Veriore, përcjell albinfo.ch.
Nga ministria resorë, theksojnë se për momentin nuk mund të parashikohet se kur përsëri do të normalizohet trafiku ajror për transport pasagjerësh.
“Derisa të merret një vendim i ri nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të përmbahen nga rezervimi i biletave, në mënyrë që të mos ekspozohen në mënyrë shtesë ndaj shpenzime financiare. Ne do t’ju informojmë në kohën e duhur për të gjitha informacionet në lidhje me normalizimin e trafikut ajror”, thonë nga Ministria e Transportit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










