Kosova
Thirrja e mërgimtarëve për një Kosovë më të mirë
Mërgimtarët shfrytëzojnë çdo mundësi, gjatë dhe jashtë sezonit që të vijnë në vendlindje

“Ma bre nanë, mos ban kështu”, thotë një djalë teksa mundohet të largohet nga përqafimi i fortë i së ëmës. Largon shikimin nga ajo për t’i fshehur sytë e mbushur me lot. Kap valixhen në njërën dorë dhe i drejtohet porteve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, për të marrë rrugën drejt Gjermanisë.
Pasi bën disa hapa, kthen kokën tinëz që ta shohë sërish nënën, e cila nuk ia hiqte shikimin, ndërsa qëndronte jashtë hyrjes së aeroportit, para së cilës edhe familjarë të tjerë po prisnin dhe përcillnin të afërmit, shkruan Koha Ditore.
Ata që po largohen nga portet në anën e djathtë të aeroportit, po përqafojnë me mall njëri-tjetrin me shpresë që takimi i radhës të jetë i shpejtë dhe për gëzime.
Ndërkohë, të tjerë qytetarë me padurim po prisnin të afërmit që duhej të zbrisnin nga aeroplani.
Mërgimtarët shfrytëzojnë çdo mundësi, gjatë dhe jashtë sezonit që të vijnë në vendlindje. Malli për vendin dhe familjarët janë arsyet që i shtyn ata që me gjithë koston e shtrenjtë të vijnë në Kosovë.
Disa prej tyre, përveç lidhjeve familjare, kanë hapur edhe biznese këtu. Paratë e fituara atje për vite, thonë se i kanë investuar në Kosovë. Por jo të gjithë janë të entuziazmuar të kthehen për të jetuar.
Shkak për këtë i përmendin arsimin e dobët dhe shëndetësinë. Presin që Qeveria e ardhshme të bëjë ndryshime, në mënyrë që vendi të zhvillohet dhe t’i afrohet standardit të vendeve të Bashkimit Evropian.
Vendet e Perëndimit janë edhe referencë për atë se si do të duhej të ishte Kosova.
Fitojnë në mërgatë, investojnë në Kosovë
Serxhan Rexhepi nga Peja ka 29 vjet që jeton në Gjermani. Thotë se ishte vetëm dy vjet kur është larguar nga Kosova, por malli për vendin nuk i është shuar asnjëherë, përcjell Albinfo.ch.
Edhe pse tani e gjithë familja e tij jeton në Gjermani dhe nuk kanë familjarë këtu, ai thotë se vijnë 5-6 herë brenda vitit.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz