Shqipëria
“Thethi, si një fshat zviceran”
I vendosur në rajonin e Shkodrës, në veri të Shqipërisë, Thethi është një nga sekretet më të ruajtura të Evropës
Me më pak vizitorë dhe kosto më të ulëta, ky fshat i vogël malor mund të jetë një alternativë e shkëlqyer ndaj Zvicrës, shkruan Hannah Reid për prestigjiozen britanike ”Express”.
I vendosur në rajonin e Shkodrës, në veri të Shqipërisë, Thethi është një nga sekretet më të ruajtura të Evropës.
Ky fshat piktoresk ofron pamje mbresëlënëse të Alpeve Shqiptare, peizazhe natyrore dhe pyje të dendura. Si pjesë e Parkut Kombëtar të Thethit, zona është e rrethuar nga gjelbërimi, pyje dhe natyrë e paprekur. Me një popullsi prej pak më shumë se 300 banorësh, Thethi ofron një arratisje autentike nga ngarkesa, turmat dhe kaosi i destinacioneve më të njohura turistike evropiane, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Nëse kërkoni qetësi, aventurë dhe pamje mahnitëse, Thethi në Shqipëri është një destinacion që duhet vizituar patjetër.
Turistët priten me mikpritje të ngrohtë nga vendasit, të cilët kanë jetuar në këtë zonë prej shekujsh, duke ruajtur mënyrën e tyre të jetesës mes një natyre të jashtëzakonshme.
Vizitorët që dëshirojnë të njihen nga afër me kulturën shqiptare mund të qëndrojnë në shtëpitë e familjeve vendase, në bujtina apo në shtëpi të restauruara pranë parkut kombëtar.
Fshati i Thethit mbetet ende mjaft i izoluar dhe gjatë muajve të dimrit është i paarritshëm.
Ky fshat alpin është ideal për udhëtarët që kërkojnë t’i shpëtojnë zhurmës së jetës urbane dhe të tërhiqen në qetësinë e natyrës. Parku Kombëtar shtrihet në një sipërfaqe prej mbi 26 kilometra katrorë dhe përfshin lumin e Thethit, male shkëmbore, burime kristalore, panorama të gjelbra dhe një luginë që ndodhet rreth 900 metra mbi nivelin e detit.
Një nga atraksionet kryesore të fshatit Theth është ecja drejt Ujëvarës së Grunasit, e vendosur në zemër të Alpeve Shqiptare dhe që nis nga këmba perëndimore e majës së malit Boshi. Ujëvara, rreth 25 metra e lartë, u mundëson vizitorëve të shijojnë pamje mahnitëse të maleve shqiptare dhe shërben si rrugë drejt Syrit të Kaltër të Thethit.
Syri i Kaltër i Thethit arrihet përmes një ecjeje të gjatë prej rreth 17 kilometrash, që lidhet me fshatin Nderlyse. Vetëm shtatë kilometra larg qendrës së fshatit Theth, shpërblimi ia vlen plotësisht, pasi vizitorët mund të admirojnë ujëra me ngjyra bruz dhe smeraldi, të rrethuara nga shkëmbinj gëlqerorë. Për ata që kërkojnë një përvojë më të qetë në natyrë, vizitorët mund të shijojnë drekën në fshatin Nderlyse, i cili ofron pamje nga pishina natyrore dhe malet përreth.
Për shkak të vendndodhjes së tij të fshehur, Thethi nuk ka bankomat (ATM), ndërsa shumë kafene dhe dyqane ushqimore pranojnë vetëm cash. Për këtë arsye, vizitorët këshillohen të marrin me vete mjaftueshëm para, pasi çmimet në kafene dhe markete mund të jenë të larta.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit












