Integrimi
Ther me thikë shqiptarin nga urrejtja raciste
Një person e ka sharë në baza raciste dhe pastaj e ka therur një shqiptar 31 vjeçar. Kjo ka ndodhur sot në një autobus në Havixbeck në qarkun Coesfeld të landit gjerman Nordrhein Westfallen, kur 52 vjeçari fillimisht ia kishte hallakatur shqiptarit 31 vjeçar shportën me gjësende të blera dhe e kishte sharë, njofton ntv.de. Siç bën të ditur prokuroria ai e kishte sharë me fjalët si “Ausländerschwein” (derr i huaj) dhe “kanake” (një emërtim fyes për italianët dhe spanjollët).
Pasi që kishin zbritur të dy nga autobusi, shqiptari i kishte kërkuar sqarime gjermanit për sjelljet e tij. Në atë moment ai e ka therur 31 vjeçarin me thikë, duke i shkaktuar plagë të thella disa centimetra në gjoks.
I plagosuri eshtë transportuar në spitalit në Münster dhe ndodhet jashtë rezikut për jetën, transmeton albinfo.ch. Ndërsa personi që e ka sulmuar atë është arrestuar. Ndaj tij është duke u shqyrtuar shpallja e urdhërarrestit. Por, sipas prokurorit, nuk ka bazë për mbajtje në burg ndërsa hetimet ndaj tij zhvillohen për veprat penale plagosje të rrezikshme trupore dhe fyerje.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














