Integrimi
Themelohet Shoqata Humanitare “Greikoci”
Mërgimtarët e Greikocit kanë marrë këtë iniciativë për t`i dalë në ndihmë fshatit të tyre në mirëmbajtjen e ambientit, infrastrukturën e fshatit etj.
Më 17 Maj 2015 në Spreitenbach të Aargaut ka filluar zyrtarisht veprimtarinë e saj Shoqata “Greikoci”. Në bazë të rrethanave dhe kërkesës së mërgimtarëve të fshatit Greikoc (komuna e Therandës) është marrë vendim të formohet një shoqatë humanitare, bëhet e ditur në një komunikatë për medie të dërguar nga kjo shoqatë.
Greikoci ka mbi 2`000 banorë që jetojnë në mërgatë, në shtetet e Evropës Perëndimore prandaj është edhe një ndër fshatrat më të pasur në Republikën e Kosovës.
Duke pasur parasysh që shteti i po sa formuar ka vështirësi serioze në plotësimin e kushteve primare jetësore të banorëve, mërgimtarët e Greikocit kanë marrë këtë iniciativë për t`i dalë në ndihmë fshatit të tyre në mirëmbajtjen e ambientit, infrastrukturën e fshatit, ambientet e kultit, aktivitetet sportive, ndihmë për familjet me nevojë etj.), thuhet më tutje në komunikatë.
Shoqata do të funksionojë sipas statutit të bazuar në ligjin zviceran (ZGB). Kryesia e Shoqatës do të bashkëpunojë me organet zyrtare të Zvicrës dhe ato të Kosovës.
Kjo shoqatë është komplet e pavarur.
Anëtarët themelues të kësaj shoqate vendosën shumën vjetore për anëtarë nga CHF 100.-/në vit dhe votuan edhe simbolin e shoqatës tyre i cili përfaqëson karakteristikat e fshatit Greikoc, thuhet veç tjerash në komunikatën e dërguar nga shoqata e e themeluar rishtas, “Greikoci”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










