Integrimi
Themelohet Rrjeti i Juristëve Shqiptarë në Austri
Projekti ka për qëllim të implementohet në dy faza. Faza e parë është identifikimi i juristëve shqiptarë, ndërsa faza e dytë mbajtja e konferencave nëpër vende të ndryshme dhe njohja e sistemit ligjor, për lehtësimin e integrimit të mërgimtarëve
Në vazhdën e projekteve të ndryshme, Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë të Austrisë më 25.04.2015 themeluan Rrjetin e juristëve shqiptarë në Austri.
Takimi u mbajt në zyrat e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, ndërsa përpos një numri të konsiderueshëm të juristëve, të pranishëm ishin edhe Ambasadori i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, si dhe zyrtarë të lartë nga Ministria e Diasporës.
Si nikoqir i këtij takimi, Ambasadori i Kosovës, Sami Ukelli, pasi përshëndeti të pranishmit, shprehu edhe një herë gatishmërinë për të mbështetur secilin projekt që do të jetë për të mirën e mërgatës shqiptare në Austri. “Kemi filluar disa projekte, të cilat janë në rrugë të mbarë, ndërsa disa të tjera vetëm po japin frytet e saj”, tha ambasadori Ukelli.
Ndërkohë Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, tha fjalë të mira për punën e Ministrisë së Diasporës, duke e konsideruar këtë si ministri për të gjithë shqiptarët. “Njerëzit bëhen bashkë kur kanë plane për të realizuar. Fakti se jemi së bashku këtu dhe që kemi përfaqësues të qeverisë nga Prishtina, tregon se gjërat po lëvizin për së mbari”, tha ai.
Në anën tjetër, ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në MD-së, z. Mentor Burova, foli për projektet e Ministrisë së Diasporës që janë realizuar dhe pritet të realizohen në të ardhmen. “Me këtë projekt synojmë të identifikojmë juristët shqiptarë që të ofrojnë më shumë njohuri rreth ligjeve dhe të drejtave për komunitetin shqiptar në shtetet përkatëse në Diasporë”, u shpreh Mentor Burova. Po ashtu mbështetje nga zyra e ministrit të Diasporës shprehu edhe Flaka Braha, këshilltare ligjore e ministrit të Diasporës.
Zyrtari i lartë për Hartim dhe Harmonizim të Legjislacionit në Ministrinë e Diasporës, Behar Isma, tregoi objektivat e këtij projekti. Ai tha se projekti do të jetë në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, Ambasadën dhe Odën Ekonomike të Kosovës. “Projekti ka për qëllim të implementohet në dy faza. Faza e parë është identifikimi i juristëve shqiptarë, ndërsa faza e dytë mbajtja e konferencave nëpër vende të ndryshme dhe njohja e sistemit ligjor, për lehtësimin e integrimit të mërgimtarëve në vendet ku jetojnë dhe veprojnë”, bëri më dije ai.
Pas diskutimeve të ndryshme u formua grupi prej 5 anëtarëve nga qytetet kryesore të Austrisë dhe një anëtar të IT-së, të cilët do të përbëjnë Rrjetin e juristëve shqiptarë në Austri.
Anëtarë të Rrjetit të juristëve shqiptarë në Austri u zgjodhën Marta Vejseli, koordinatore, Behar Begaj, Elhame Thaçi, Kamber Xhaka dhe Atdhe Kurteshi – IT (Teknologji informative).
Deri tash Ministria e Diasporës ka themeluar rrjete të juristëve shqiptarë edhe në Suedi dhe Gjermani.
Arben Gjinaj
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










