Lajme
Thellohet skandali i FIFA-s për botërorin e Katarit
Disa operativë të fshehtë në emër të Katarit kanë përgjuar një takim jozyrtar mes ish-prokurorit të përgjithshëm të Zvicrës, Michael Lauber dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.
Një hulumtim i NZZ am Sonntag tregon se takimi është përgjuar nga operativët në emër të Katarit, meqë Katar shqetësohej se mund të humbiste organizimin e Kupës së Botës FIFA 2022 për shkak të akuzave për korrupsion dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
Sipas gazetës, Lauber dhe Infantino u takuan më 16 qershor 2017, kur ish-prokurori po hetonte një sërë çështjesh kundër zyrtarëve të FIFA-s. Për takimin nuk ka asnjë procesverbal, ndërkohë që janë angazhuar dy prokurorë specialë për të hetuar që nga ajo kohë Lauber dhe Infantino për të njëjtën çështje.
Për këtë takim, Michael Lauber ka thënë se nuk i kujtohet, megjithatë, kjo përfundimisht i kushtoi me punën e tij. Të njëjtën përgjigje ka dhënë edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Kështu, filloi një operacion ndërkombëtar spiunazhi me ndihmën e ish-agjentëve të CIA-s. Zyrtarët e FIFA-s u spiunuan dhe Prokurori i Përgjithshëm zviceran ishte gjithashtu me interes të veçantë për Katarin. Kjo për shkak se zyra e Lauber ishte gjithashtu përgjegjëse për hetimet në lidhje me parregullsitë në dhënien e Kupës së Botës Katarit.
Sipas burimeve të NZZ am Sonntag, qëllimi kryesor i aksionit ka qenë regjistrimi i materialeve inkriminuese, që mund të ishte përdorur për shantazhimin e Lauber. Prokurori i Përgjithshëm kishte të gjitha arsyet për ta mbajtur të fshehtë takimin – siç dëshmoi më vonë reagimi i Gjykatës Penale Federale, pasi u bënë të njohura takimet jozyrtare mes Lauber dhe Infantino, gjyqtarët e dërguan Lauber në përjashtim në procedurat e FIFA-s për arsye të njëanshmërisë.
Gazeta ka siguruar edhe dokumente sekrete zyrtare të cilat vërtetojnë veprimin e spiunazhit dhe burime me njohuri të drejtpërdrejta për incidentin e përshkruan operacionin – në kushte anonimiteti, për shkak të frikës nga hakmarrja. Njerëzit që ishin në dijeni të operacionit të spiunazhit në tokën zvicerane menjëherë pasi u krye, e dinin atë me emrin e koduar «Project Matterhorn».
Takimi u mbajt në një godinë e cila prej vitit 2009 është në pronësi të shtetit të Katarit. Takimi i fshetë u zhvillua në sallën e konferencave nr. 3, vetëm pak metra larg Ambasadës së Katarit, e cila ndodhej në të njëjtin korridor të hotelit, raporton NZZ am Sonntag, përcjell albinfo.ch.
Dy takime të mëparshme sekrete që u zhvilluan në vitin 2016 u bënë publike dhe në atë kohë, Lauber u mor në pyetje nga autoriteti mbikëqyrës i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Ai u pyet nëse kishte pasur takime të tjera me Infantinon. Lauber tha: “Jo. Asnjëherë në nivelin e Prokurorit të Përgjithshëm.” Takimi i tretë përfundimisht u ekspozua gjithsesi, pasi një prokuror publik nga Valais u ndesh rastësisht me mesazhe tekstuale përkatëse gjatë procedurës. Gjykata Administrative Federale konstatoi se Lauber nuk kishte thënë të vërtetën dhe Prokurori i Përgjithshëm dha dorëheqjen.
Autoriteti mbikëqyrës u shfaq më vonë i hutuar në vendimin e tij disiplinor në lidhje me zgjedhjen e Hotel Schweizerhof për takimin. Shpjegimet e Lauber për këtë nuk e bindën autoritetin mbikëqyrës. Ai tha se hoteli pranë stacionit të trenit u zgjodh në mënyrë që Infantino të mos njihej sepse kjo mund të shkaktonte spekulime. Autoriteti mbikëqyrës e konsideroi këtë “të pabesueshme dhe pjesërisht faktikisht të pasaktë”.
Megjithatë, kjo do të thotë se ka pasur një periudhë kohore në të cilën një shtet i huaj mund të kishte zbuluar një deklaratë të pavërtetë të bërë nga Prokurori i Përgjithshëm drejtuar autoritetit të tij mbikëqyrës, shkruan NZZ am Sonntag, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









