Futboll
‘The Sun’: Xhaka nuk shkon askund, Arteta e bind lojtarin
Xhaka mund të mos largohet nga Arsenali
Duket se Granit Xhaka do të vazhdojë të jetë emri kryesor i merkatos së janarit tek skuadra e Arsenal.
Meqenëse mesfushori me prejardhje kosovare, Xhaka, tash e sa kohë flitet për një largim të mundshëm nga Arsenal, për t’u rikthyer në Bundesliga, kjo gjë nuk mund të ndodhë, transmeton albinfo.ch.
Është skuadra e Hertha Berlin ajo që thuhej të kishte siguruar një marrëveshje me lojtarin, por me ndryshimin e trajnerit te ‘Gunners’, duket se ka ndryshuar edhe situata e Xhakës.
Sipas raportit, Mikel Arteta ka zbuluar se i ka thënë Xhakës që është gati ta përkrahë atë dhe të shtyjë klubin për ta përkrahur atë, shkruan ‘The Sun’.
Po ashtu, trajneri spanjoll beson se ish-kapiteni i Arsenalit është një lojtar shumë i mirë dhe mund ta shijojë lojën nën urdhrat e tij.
Kujtojmë se problemet e Xhakës me Arsenalin kishin filluar në tetorin e vitit të kaluar, në ndeshjen kundër Crystal Palace, kur ai përballej me vërshëllimat e tifozëve dhe nuk arriti të kontrollonte nervat e tij.
Por, tashmë duket se gjithçka është kaluar dhe lojtari do të qëndrojë tek Arsenali, për të luajtur nën urdhrat e Arteta-s. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












