Kultura
“The Sun” shkruan për rrugën e Lindita Halimit në “Eurovision”
Ajo fitoi në konkursin e organizuar nga RTSH-ja, duke fituar të drejtën të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’
Shqiptarët i kanë vënë shpresat te këngëtarja e “American Idol”, Lindita Halimi, por a do të jetë në gjendje ajo që t’iu realizojë ëndrrat e tyre. “The Sun” me një shkrim të gjatë tregon gjithçka për këngëtaren shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Lindita Halimit, ashtu si Madonna, e ka lënë mbiemrin dhe më së shpeshti është e njohur si Lindita. Ajo ka lindur në Kosovë dhe ka performuar për disa vite. Më pas ka marrë pjesë në ‘American Idol’, si dhe dy herë në ‘Top Fest’, duke e fituar më 2006.
Ajo u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në vitin 2013 dhe konkurroi në ‘American Idol’, edhe pse ajo nuk arriti deri në fazat finale. Ajo fitoi në konkursin e organizator nga RTSH-ja, duke fituar të drejtën të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’.
Sipas “Sunbets” gjasat e Shqipërisë për të fituar në “Eurovision” janë 150/1.
Ajo do të paraqitet me këngë ‘Wolrd’ apo Botë në gjuhën shqipe. Tekstin e ka shkruar Gerald Xhari.
Ja kënga e saj në gjuhën shqipe
Jemi pranë, dhe larg
Po më ngel në fyt çdo fjalë
Unë dhe ti, shumë ne ngjajmë
Sa vështirë për ne me falë
Aaa-aa-aa
Sëmundje që shërim nuk ka
Aaa-aa-aa
Ndjej se zemra po më ndal
Këtë realitet, ne e zgjodhëm vetë
S’mundem as të fle, të gjata janë këto netë
Njoha vetëm dhunë, kur do të ketë një fund
Jetë e rëndë si plumb, se po çmendem unë
Ohh…
Sa shumë lotë, sa shumë dhembje në këtë botë
Jo më s’mund të duroj, do të doja t’jem më e fortë
(T’jemi bashkë ne më të fortë)
Ohh…
(T’jemi bashkë ne më të fortë)
Ohh, ohh, ohhh…
Jooo…
(Sa shumë lotë, sa shumë dhembje në këtë botë)
Ooo…
Jo nuk mundem të duroj, do të doja t’jem më e fortë
Sa shumë lotë, sa shumë dhembje në këtë botë
jo nuk mundem të duroj, do të doja t’jem më e fortë
Shqipëria asnjëherë nuk e ka fituar ‘Eurovisionin’ edhe pse merr pjesë që nga viti 2004. Suksesi më i madh ishte në vitin e parë, duke arritur në vendin e shtatë.
Ky ishte rezultati deri më 2012, kur Rona Nishliu përfundoi garën në vendin e pestë. Ngjarja finale e “Eurovisionit” do të zhvillohet më 13 maj, kurse gjysmëfinalet më 11 dhe 13 maj. Ngjarja organizohet në Kiev të Ukrainës.
Kampioni i tanishëm Jamala do të jetë i pranishëm në natën finale për të dorëzuar kurorën për fituesin e këtij viti.
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur














