Kosova
Thaçi: Takimi nuk ishte i lehtë, duhet të gjejmë zgjidhje në interes edhe të Kosovës edhe Serbisë
Presidenti Hashim Thaçi doli në konferencë për media pas takimit të mbajtur në Bruksel së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq
Presidenti Hashim Thaçi, pas takimit mes tij dhe Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe Frederika Mogherini, doli në konferencë para gazetarëve ku tha se takimi nuk ishte i lehtë por se duhet shikuar të gjindet zgjidhje e mirë e cila është në interes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Albinfo.ch.
“Jemi dakorduar që procesi të merr një dinamik të intensifikohet në javet e ardhshme. Gjithashtu kemi arritur në konkludim që marrëveshja për normalizim është në interes të dy vendeve për paqe në rajon. Arritjen e një marrëveshje fituese për të dy palët e kjo zgjidhje është në bazë të kritereve të BE-së”, tha Thaçi.
Ai tha edhe se “Sot kemi diskutuar se si të arrijmë një kornizë të përgjithshme të kësaj marrëveshjeje e cila do të jetë e pranueshme edhe për popullin e Kosovës dhe Serbisë dhe njerëzit do të shikojnë nga e ardhmja europiane e jo nga e kaluara konfliktuoze. Mbesë me shprese se do të punojmë në mënyrë progresive për të arritur marrëveshjen por edhe nëse nuk arrihet ne duhet të punojmë për paqe e sovranitet jo për të provokuar njërin- tjetrin”.
Thaçi ka thënë se nëse humbet kjo marrëveshje edhe Kosova edhe Serbia do të paguajnë shtrenjtë.
“Jam i vetëdijshëm se pa një marrëveshje, Kosova nuk mund të ralizoj objektivën e saj për tu bashkuar në NATO por sikurse edhe Serbia që nuk mund të lëviz lirshëm pa pasur një raport të mirë fqinjësie me Kosovën”, tha ai.
Sipas Thaçit nuk është patriotizëm të vajtohet e kaluara por të arrihet marrëveshje për paqe dhe pajtim.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë














