Lajme
Thaçi i reagon Haradinajt: Mos e pengoni arritjen e marrëveshjes
Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi, ka thënë se dikush është i interesuar të pengojë arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, e cila do të sjellë njohjen reciproke.
Ky qëndrim i Presidentit Thaçi në Twitter është shkruar një orë pasi Ramush Haradinaj doli kundër formës aktuale të dialogut Kosovë-Serbi, ku Presidenti është udhëheqës i këtij procesi.
“Ka shumë interesim të personave të caktuar që ta pengojnë procesin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare të paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj, më lejoni ta them përsëri, qartë dhe në mënyrë të zëshme: po flasim për përfundimin e një konflikti shekullor, duke u përqendruar në zhvillim ekonomik, jetë më të mirë për qytetarët tanë dhe njohje reciproke. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
“Përsëri, roli i Shteteve të Bashkuara është i domosdoshëm. I dërguari special, Richard Grenell, është duke e bërë një punë të shkëlqyeshme dhe e ka përkrahjen e plotë nga Matt Palmer. Faleminderit, Donald Trump, që po punoni për paqe në botë”, ka shtuar ai, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













