Kosova
Thaçi: Caktimi i kësaj seance duhej evituar, befasi jo e mirë për mua dhe çdo shqiptar
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ish-presidenti Hashim Thaçi është deklaruar para gjyqtarit se seanca e caktuar sot për 28 nëntor do të duhej evituar.
Sipas tij, është në interes që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që nuk mund të ndodhin në shtetet përkatëse të palëve.
“E mirëpres mbajtjen e kësaj seance, dhe për këtë arsye jam edhe sot në këtë seancë sepse jam i përcaktuar për respektimin e shtetit ligjor. Është me interes që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që nuk mund të ndodhin në shtete e juaja përkatëse”, u shpreh ai.
“Si çdo popull edhe ne shqiptarët kemi historinë, traditat dhe vlerat kombëtare dhe shtetërore. Mendoj që caktimi i kësaj seance sot me 28 nëntor duhej evituar. Mbajtja e kësaj seance pikërisht sot për mua dhe për çdo shqiptar është befasi jo e mire”, ka thënë ai.
Ish-presideti u shpreh se 28 Nëntori është festë e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare.
“Sot, çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtarë ku si çdo popull i lirë në botë kujton dhe feston”, tha ai teksa shtoi se sot, çdo familje shqiptare duke përfshirë edhe institucionet e Kosovës janë në festë.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












