Integrimi
Tetovari synon Parlamentin e Kantonit të Cyrihut
Isak Amza është kandidati tjetër për deputet në zgjedhjet për Parlamentin e kantonit Cyrih në listën e PS-së
Isak Amza, shqiptar me prejardhje nga Maqedonia ia ka mësyrë Parlamentit të kantonit Cyrihut, duke garuar në zgjedhjet që do të mbahen në muajin prill.
Përvoja politike me socialdemokratët i ka dhënë guximin Isak Amzës që të garojë për një vend në Parlamentin Kantonal në Cyrih. Politikani me prejardhje nga Tetova, të cilin e ka kandiduar Partia Socialdemokrate në Cyrih, konsideron se partitë e majta në Zvicër në përgjithësi, janë parti që më shumë kanë krijuar kushte për migrantët që të angazhohen dhe të veprojnë politikisht.
Isaku është anëtar i PS që nga 2005, ndërsa nga viti 2008 nënkryetar i seksionit të Erlenbachut. Në vitin 2010 ishte kandidat për këshilltar komunal, dhe nga 2010 është delegat i këshillit të përgjithshëm të Partisë Sacialiste në Kantonin e Cyrihut.
Në PS të Cyrihut disa kandidatë shqiptarë
“PS në veçanti ka krijuar struktura të posaçme në të gjitha nivelet partiake (siç është SP Secondos) që të huajt të shprehin potencialin dhe resurset që i mbajnë me vete. PS është shumë e hapur edhe për të huajt. Nëse ia hidhni një sy listës së PS të kantonit të Cyrihut do të bindeni për këtë sepse vetëm me prejardhje shqiptare jemi disa kandidatë”, deklaron Isak Amza.
Ndërsa në rrafshin e politikës në trojet shqiptare, politikani shqiptar thotë se nuk ka rryma që përputhen me konceptet liberale zvicerane.
“Politika shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni, me përjashtim në shtetin amë që ka një kufi të mprehtë konceptesh, nuk është e diferencuar në botëkuptime politike aq sa duhet. Programet e tyre nuk i kam lexuar dhe është vështirë me veprimet e tyre të kuptosh kush politizon djathtë e kush majtas (me përjashtim të Vetëvendosjes dhe LDK-së) prandaj edhe nuk mund të identifikohem me ndonjë parti gjegjësisht koncept politik”, thotë Amza.
«Mirëqenia të ndahet në mënyrë të drejtë»
Motoja e politikanit me origjinë nga Tetova është: “Mirëqenia të ndahet në mënyrë të drejtë”, çka nënkupton sipas tij forcimin e të drejtave të punëtorëve, arsimim te barabartë për të gjithë, kushte të volitshme banimi edhe për klasat e ulëta sociale si dhe një politikë korrekte tatimore. “Mendoj se këto janë disa nga arsyet pse mua dhe PS-në duhet të na votojnë qytetarët më 12 prill”, arsyeton kandidaturën me socialdemokratët, Isak Amza.
Politikani shqiptar po bën përpjekje që të mobilizojë edhe shqiptarët në Cyrih që të votojnë në këtë njësi zgjedhore.
„Shfrytëzoj rastin që nëpërmjet albinfo.ch të ftoj të gjithë shqiptarët me shtetësi zvicerane që jetojnë në rrethin e Meilenit të shfrytëzojnë të drejtën dhe të votojnë më 12. prill numrin 6 në listën me numër 2″ .
Zvicra ka nevojë për angazhimin e të huajve dhe shqiptarëve
Meqë unë jam me prejardhje shqiptare, angazhimi im do të përqendrohet në drejtimin e shfrytëzimit të aftësive dhe përvojave të migrantëve shqiptarë dhe të tjerë sepse shoqëria zvicerane ka nevojë të madhe për angazhimin e të huajve dhe shqiptarëve për zhvillim të mëtutjeshëm ekonomik dhe social.
Imazhi i shqiptarëve ne Zvicër nuk e pasqyron realitetin
“Por është fakt se edhe ne shumë pak përpiqemi ta përmirësojmë respektivisht të reflektojmë atë që realisht jemi. Kemi ngecur me integrimin në shoqërinë zvicerane. Në këtë drejtim duhet bërë më shumë, duke mos harruar kush jemi, për t`i bindur vendësit se jemi popull i prosperuar dhe jo siç na prezanton shtypi bulevardesh”, deklaron Isak Amza.
Kush është Isak Amza
Isak Amza vjen nga Shipkovica e Tetovës, ku e ka kryer shkollën e mesme të mjekësisë ndërsa ne Universitetin e Tetoves ka studiuar biologjinë. Ne vitin 1998 ka migruar ne Zvicër, ku ka vazhduar shkollimin në Marketing dhe Administratë Publike. Isaku punon në Posten Zvicerane. Ai është kandidat i PS-së në rrethinë e Meilenit (Bezirk Meilen) ku dhe kryesisht e ka bërë fushatën zgjedhore.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













