Lajme
Tetovarët, ultimatum qeverisë së Maqedonisë
Përfaqësuesit e sektorit civil dhe Organizatave “Eco Guerilla” dhe “Nëna e Fëmija”, i kanë dhënë ultimatum qeverisë që deri brenda një jave ta mbyllë “Jugohromin”
Shoqëria civile dhe qytetarët e Tetovës i kanë dhënë ultimatum qeverisë së Maqedonisë që deri më 25 dhjetor, të ndalojë punën e kompanisë “Jugohrom”, në të kundërtën do të bllokohen të gjitha rrugëve dhe institucioneve komunale. Këto kërcënime kanë dalë nga protesta e sotme e banorëve të Tetovës kundër ndotjes së ajrit.
Protestuesit që sot ishin në numrin më të madh se dje, kërkuan qytetet të pastër, pa ndotje.
Përfaqësuesit e sektorit civil dhe Organizatave “Eco Guerilla” dhe “Nëna e Fëmija”, i kanë dhënë ultimatum qeverisë që deri brenda një jave ta mbyllë “Jugohromin”.
“Kërkesa e parë, të ndërpritet menjëherë puna dhe procesi i prodhimit në Jugohrom deri në vendosjen e plotë të filtrave. Mjaft pritëm se do vetëdijesohen, por nuk u vetëdijesuan. Ky është ultimatum. Pika e dytë. Zhvendosja e deponisë nga hyrja e qytetit të bëhet sa më parë dhe pika e tretë ndalimi i qarkullimit të të gjitha automjeteve pa standarde ekologjike në qytet dhe zgjidhjen e kaosit në trafik. Kërkojmë që këto pika të realizohen më së voni deri në natën e ditës së premte data 25 dhjetor 2015”, deklaroi Arianit Xhaferi, Eco-Guerilla.
Edhe Elmedina Abdullai nga organizata ‘Nëna dhe Fëmija: kërkoi nga institucionet që të veprojnë në mbrojtjen ekologjike të qytetit.
“Ju jeni të zgjedhur me votat tona, ju që jeni përgjegjësit kryesor juve ju kërkojmë llogari të gjithëve një nga një. Nënat kanë një mesazh për Ju, nuk na intereson kush është ndotësi nuk na intereson çfarë masash ju do ndërmerrni , Ose ndalni ju helmin ose ne do ju ndalim juve”, tha Abdullai.
Protestës iu bashkuan edhe personalitete të shumta të estradës duke kërkuar prej banorëve që të mos heqin dorë nga protestat deri në zgjidhjen e problemi, ndërsa pas kanë premtuar edhe një koncert i madh në qendër të Tetovës.
“Të jetosh afër malit Sharr dhe të kesh ajrin më të ndotur në botë kjo është katastrofë e madhe. Kërkojmë dhe jam i bindur që do e fitojmë betejën që Tetova të ketë ajër të pastër për të marr frymë dhe dashtë Zoti që kur t`ia arrijmë qëllimit do e festojmë me një koncert të madh të grupit Elita 5”, deklaroi Arif Ziberi, solisti i grupit “ELITA 5”, raporton AlsatM.
“Nga sot zero tolerancë edhe për Jugokromin edhe për deponinë por edhe për sjelljen e papërgjegjshme të zyrtarëve që na sollën deri në këtë shkallë”, tha Valentin Tasevski, aktivist.
Pas përfundimit të protestave, një grup qytetarësh kanë gjuajtur me gjësende të forta objektin e komunës së Tetovës, ndërsa kanë hedhur edhe dy shishe të ndezura me gaz para objektit të komunës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











