Lajme
Tetova në alarmin e ndotjes: paralajmërohen protesta masive
Organizata “Eco Guerilla” kërcënon me protesta masive në Tetove, për shkak të ndotjes së qytetit. Mbrëmë, sipas tyre, niveli i ndotjes e ka kaluar 20 herë nivelin e lejuar
Qyteti i Tetovës i banuar kryesisht me popullsi shqiptare, konsiderohet më i ndoturi në Maqedoni e ndoshta edhe rajonin e Ballkanit. Ndotësi më i madh i këtij qyteti është kombinati metalurgjik “Jugohrom” ndërsa ndotjes po i ndihmojnë edhe një numër i madh automjeteve pa katalizatorë dhe deponitë e shumta. Kundër ndotjes kanë reaguar prindërit që kanë kërcënuar me bojkotim të shkollave, por edhe organizatat ekologjike.
Për të kërkuar një qytetet më pastër, së fundi ka reaguar organizata “Eco Guerilla” e cila ka paralajmëruar protesta masive në Tetovë.
“Sot jemi përgjigjur iniciativës spontane të prindërve në rrjetet sociale që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë, gjithashtu edhe ne nuk i kemi dërguar fëmijët tanë në shkollë prej nivelit shumë të lartë të ndotjes. Për më tepër është vendosur që nga dita e enjte do të fillojmë me protesta në formën e bllokimit të rrugëve, do të bllokohen disa rrugë në qytet për disa orë me radhë. Qëllimi i kësaj bllokade është që të bëhet presion tek autoritet, jo vetëm tek ato lokale por edhe te ato qendrore që ky problem të zgjidhet sa më parë”, tha Arianit Xhaferi, aktivist i lëvizjes “Eco Guerilla”.
Mbrëmë niveli i ndotjes, sipas tij, e ka kaluar 20 herë nivelin e lejuar dhe kjo situatë, siç thotë Xhaferi, është shumë e rrezikshme jo vetëm për fëmijët, pleqtë dhe gratë shtatzëna por për të gjithë.
“Kemi kërkuar disa herë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe autoritetet lokale që të bëjnë më shumë për ndërprerjen e këtij helmimi, por siç duket atyre nuk u ka bërë përshtypje kjo kërkesë dhe vazhdojnë ta injorojnë në mënyrë të vazhdueshme”, deklaroi ai.
Ndotësi më i madh i qytetit, sipas banorëve, është fabrika e “Jugohrom” e cila prolongon në vazhdimësi vënien e filtrave duke punuar kështu jashtë gjitha standardeve ekologjike. “Nga oxhaqet e saj vazhdon të villet tymi që sipas mjekëve dëmton shëndetin e rreth 200.000 njerëzve”, konsideron “Eco Guerilla”.
Ndryshe, sipas dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fauzi Skenderi, në ndotjen e ajrit në qytetin e Tetovës Jugohromi merr pjesë me 24 për qind, kurse tjetrën e shkaktojnë ndotësit tjerë.
“Si ndotës të ajrit në Tetovë janë edhe mbi 40 mijë automjetet sa llogaritet se ka sot kjo komunë, prej të cilave 70 për qind funksionojnë pa katalizatorë dhe në gjendje të keqe teknike”, deklaroi ai, citojnë meidiet lokale në Tetovë.
Ndotës të tjerë, sipas tij, janë edhe amvisëritë dhe djegia e deponive të egra në qytet. “Gjithë këta ndotës bashkë gjatë kohës kur mjegullat bien poshtë në fusha, ndikojnë në formimin e “smogut” të rrezikshëm për shëndetin e njerëzve”. shprehet Skenderi.
Për ndotjen e ajrit në Tetovë, ka reaguar edhe Bardhyl Mamuti, kryetar i Bashkimit Demokratik në Maqedoni. Ai në një shkrim autorial thotë se Maqedonia po kryen krim kundër njerëzimit në Tetovë.
“Qe disa vite me radhë qytetarët e Tetovës dhe rrethinës së saj u janë nënshtruar kushteve tejet të rrezikshme të jetesës për shkak të ndotjes ekstreme të ambientit. Në shtete të ndryshme të botës, ku ndotja e ambientit është shumë më e vogël se ajo me të cilën përballen tetovarët, intelektualët e fushave të ndryshme dhe sidomos mjekët janë mobilizuar që të denoncojnë cenimin e shëndetit të njeriut nga ndotja si krim kundër njerëzimit”, thotë ai.
Mosveprimi përballë kësaj situate dramatike dhe tejet të rrezikshme dhe imponimi që popullsia e Tetovës me rrethinë të jetojnë në kushteve të jetesës në të cilat cenohet shëndeti i tyre, sipas Mahmutit, është në kundërshtim me angazhimet që shteti i Maqedonisë ka marrë me ratifikimin e Statutit të Romës.
“Kjo heshtje i bën institucionet e të gjitha niveleve në Maqedoni përgjegjëse për krimin kundër njerëzimit që po kryhet në Tetovë dhe rrethinën e saj”, konsideron Mahmuti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












