Kosova
Tetë vjet nga pranimi i Kosovës në UEFA
Si sot, 8 vjet më parë, Kosova u bë anëtarja më e re e familjes së futbollit evropian, UEFA, në Kongresin e 40-të të mbajtur në kryeqytetin e Hungarisë – Budapest, përcjell albinfo.ch.
3 maj 2016 është data që ka hyrë në analet e historisë së Kosovës, e në veçanti futbollit, pasi Kosova u bë anëtarja më e re e UEFA-s.
Ky ishte vendimi që i dha fund izolimit të padrejtë të futbollit kosovar prej dy dekadash e gjysmë.
E gjitha erdhi nga Kongresi i 40-të i mbajtur në Budapest të Hungarisë, mes emocioneve, tensionit dhe ankthit.
Në Kongres, Kosova ka marrë besimin e 28 anëtarëve të Federatës Evropiane të Futbollit dhe kundër saj ishin 24 shtete, gjersa dy abstenuan.
Pranimi në UEFA i parapriu pranimit në FIFA me 13 maj, ku Kosova u bë anëtarja e 210-të, pasi mori 141 vota për anëtarësim, nga 164 votat valide në Kongresin e 66-të të FIFA-s.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












