Lajme
Tetë pajisje për matje të temperaturës i dhurohen Kosovës
Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar të mërkurën se do t’i dhurojë Kosovës tetë pajisje për matje të temperaturës, të cilat do të dërgohen në pikat kufitare të këtij shteti, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Sipas ambasadës ky donacion realizohet përmes Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Një ditë më parë, kjo ambasadë ka bërë të ditur se kanë ndihmuar Kosovën me 50 respiratorë në luftën kundër pandemisë me koronavirus.
Të dyja donacionet janë pjesë e ndihmës prej 1.6 milion dollarëve amerikanë që Departamenti amerikan i Shtetit dhe USAID-i kanë ndarë për Kosovën, me qëllim të mbështetjes së masave që ky vend po merr kundër pandemisë.
Që nga regjistrimi i rasteve të para më 13 mars, Kosova ka shënuar në total 12,683 raste pozitive, raporton radio europa e lirë, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











