Kosova
Tetë kompani nga Kosova promovojnë produktet në Poloni
Tetë kompani nga Kosova janë duke i promovuar produktet e tyre në panairin ndërkombëtar të tregtisë së verës “ENOEXPO 2022”, i cili po mbahet në Krakow të Polonisë, nga data 16 nëntor, përcjell albinfo.ch.
Hapësira prej 98 m2, në të cilën kompanitë kosovare: Suhareka Verari, Bodrumi i Vjetër, Biopak, Kosova Wine, Muja, Flexograf, Bodrumi Familjar Sefa dhe Agro Vita, po i ekspozojnë produktet e tyre është siguruar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Shtandi i Kosovës që gjendet në Hall Dunaj, me nr. E37 po vizitohet nga pjesëmarrës të shumtë, të cilët po njihen nga afër me verërat e kompanive tona.
Panairi “ENOEXPO 2022” njihet si ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme e verës në Poloni.
Ky panair është i hapur deri më 18 nëntor 2022.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










