Shkurt.ch
Testohet interneti falas nëpër trenat e Zvicrës
Rrjeti Hekurudhor i Zvicrës ka filluar testimin e internetit 3G/4G nëpër trena, që do t’u ofrojë qasje falas udhëtarëve nëpër rrugët kryesore të trenit, shkruan swissinfo.ch. Megjithatë, kjo nuk i përfshin të gjithë operatorët zviceranë, përcjell albinfo.ch.
Testimi ka filluar në 44 trena mes Cyrihut e Gjenevës, St Gallenit e Lozanës dhe nga Baseli në Biel, sipas një njoftimi nga rrjeti.
Për të përfituar internet falas në tren, udhëtarët duhet të kenë një telefon mobil dhe një SIM kartelë zvicerane nga operatoret Salt ose Sunrise.
Përdoruesit po ashtu duhet ta shkarkojnë aplikacionin “FreeSurf SBB” dhe të identifikohen përmes një numri të telefonit.
Pas regjistrimit dhe aktivizimit, ata marrin konfirmimin se mund të shfletojnë internet falas nëpërmjet operatorit të tyre. Kur udhëtari largohet nga treni ose nëse lidhja ndërpritet, atyre iu dërgohet një njoftim se qasja në internet më nuk është aktive.
Ndërkaq, po shqyrtohet mundësia për të gjetur një zgjidhje që ky shërbim të ofrohet edhe pa pasur nevojë për SIM kartelë, edhe për shkak të turistëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










