Integrimi
Testi i gjuhës, kusht për pasaportën e Zvicrës
Me rregulloren e re të vendosur nga kantoni, nuk është e kënaqur qeveria e qytetit të Cyrihut. Ajo konstaton se kërkesa për njohjen e gjermanishtes me shkrim është pengesë e panevojshme
Ata të cilët, duke filluar nga viti 2015 bëjnë kërkesë për marrjen e shtetësisë zvicerane në kantonin e Cyrihut, duhet t`i nënshtrohet një testimi të njohjes së gjuhës gjermane. Një rregullore e reviduar mbi natyralizimin, e cila perfshin edhe këtë ndryshim është marrë nga qeveria e kantonit të Cyrihut. Qeveria me këtë hap synon të sigurojë që në të gjitha komunat të vlejnë regulla të njëjta sa i përket vendosjes së njohjes së gjuhës si kusht për pasaportën zvicerane. Me rregullin e deritashëm, secila komunë ka pasur të drejtë që në mënyrë autonome të kërkojë ose jo plotësimin e këtij kushti nga të huajt që duan të natyralizohen. Me të renë, njohja e gjuhës, me shkrim dhe me gojë do të jetë kusht për të gjitha komunat. Ndërkaq, nga ky kushtëzim lirohen personat me të meta, për të cilët janë zbutur kriteret për fitimin e shtetësisë.
Me rregulloren e re nuk është e kënaqur qeveria e qytetit të Cyrihut. Ajo konstaton se në veçanti kërkesa për njohjen e gjermanishtes me shkrim përbën pengesë të panevojshme shtesë, shkruan gazeta nzz.
Sipas përgjegjësit për integrim në qytetin e Cyrihut, Christoph Meier, provimet e gjuhës për shumicën e personave që duan të natyralizohen nuk paraqet problem. Por, është një numër të huajsh që për shkak të nivelit të tyre arsimor kanë problem me shkrimin e gjuhës. Për këtë arsye, thotë ai, as Zyra Federale për Migracion (BFF) nuk e vë kusht njohjen e gjuhës me shkrim.
Por, Roland Welti, zyrtar i sektorit të komunave thotë se rekomandimet e fundit të BFF janë dhënë para pesë vitesh. Ndërkohë janë 50 komuna të Kantonit të Cyrihuit që e kanë vendosur vullnetarisht si kusht për natyralizim zotërimin me shkrim dhe me gojë të gjuhës gjermane.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










