Lajme
Test i ri gjaku që identifikon Covid-19
U zbulua nga shkencëtarë të Universitetit të Birmingamit
Së fundi, shkencëtarët e Universitetit të Birmingamit në Britaninë e Madhe kanë zhvilluar një formë identifikimi të koronavirusit përmes gjakut, që zbulon edhe rastet më të lehta të infektimit ku pacientët nuk e kuptojnë fare se janë të infektuar.
Bëhet fjalë për një test të imtësishëm dhe tepër të shpejtë që mund të ndihmojë bizneset dhe institucionet publike të parandalojnë përhapjen dhe të shmangin mbylljen e aktiviteteve, duke identifikuar në një periudhë të hershme individët që mund ta përhapin virusin.
Testi kryet përmes një shpimi në gisht. Pikat e gjakut më pas dërgohen në laboratorë për të zbuluar edhe nivelet më të ulëta të antitrupave të prodhuara nga sistemi imunitar në rast kontakti me Covid-19. Nga provat e kryera, shkencëtarët thonë se janë zbuluar 98% e rasteve të të prekurve, shumica asimptomatikë.
Ajo që e bën këtë analizë më të efektshme se ato që përdoren aktualisht në gjithë botën, është se metodat ekzistuese, sipas shkencëtarëve, zbulojnë vetëm pacientët me nivele të përparuara të infektimit. Ndërsa testi i zhvilluar nga Universiteti i Birmingamit zbulon edhe asimptomatikët në nivelet më të ulëta të prekjes nga Covid-19, por që përbëjnë rrezik të lartë për përhapjen e virusit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










