E-Diaspora
Tërmeti në Shqipëri, në Bruksel mbahet 1 minutë heshtje
Situata në Shqipëri vazhdon të gjejë pasqyrim në mediat e huaja
Në Bruksel u mbajt një minutë heshtje në përkujtim të 51 qytetarëve shqiptarë që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.
Ka qenë një kërkesë e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ajo që shtyu pjesëmarrësit e samitit “Friends of Europe” të bënin këtë gjest nderimi për viktimat e tërmetit më shkatërrimtar prej katër dekadash në vendin tonë, si dhe për të gjithë ata që u prekën prej tij. Në samitin ku merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, diskutohet mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
Situata në Shqipëri vazhdon të gjejë pasqyrim në mediat e huaja, të cilat po fokusohen tashmë tek fati që prokuroritë e Tiranës, Durrësit dhe Krujës kanë nisur hetime lidhur me ndërtesat e dëmtuara. Në mënyrë të veçantë theksohet fakti që hetimet janë përqëndruar sidomos te verifikimi i lejeve të dhëna për ndërtim, si dhe te respektimi i rregullave dhe ndërtimet e paligjshme.
Tirana dhe Durrësi janë dy zonat më të prekura nga tërmeti, përfshirë dhe qytezën e Thumanës. Sipas njoftimeve zyrtare, kujton VOA, pjesën e hetimeve të cilat kanë nisur për veprat penale Shpërdorim detyre, Ndërtim pa leje dhe Dhënia e ndihmës për ndërtim pa leje, janë lejet e ndërtimit të lëshuara nga autoritetet vendore, zbatimi i tyre nga ndërtuesit, si dhe rastet e ndërtimeve abuzive dhe mungesa e ndërhyrjes së autoriteteve përgjegjëse.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












