Shkurt.ch
Tërmeti 4.2 shkallësh në Valis shqetëson qytetarët
Policia ka marrë shumë telefonata nga qytetarë të shqetësuar, para së gjithash nga vendi turistik Leukerbad. Por autoritetet vendore thonë se deeri më tash nuk ka të dhëna për dëme të pësuara
Pak më parë, saktësisht në orën 16.44 rreth 6 kilometra në verilindje të Siders/Sierre të kantonit Valis të Zvicrës është regjistruar një dridhje e fuqishme e tokës. Sipas Shërbimit Sizmologjik të Universitetit ETH të Cyrihut, ky tërmet ka qenë i fuqisë 4.2 shkallë të Richterit dhe ka zgjatur disa sekonda, bën të ditur srf.ch
Mesatarja statistikore tregon se Valisi goditet çdo 50 deri në 100 vjet nga një tërmet i shkallës rreth 6 të Richterit, transmeton albinfo.ch. Tërmeti i fundit i madh e ka goditur këtë regjion në vitin 1946 dhe me atë rast kishin humbur jetën tre persona.
Ndërsa nga tërmeti më i ri, mund të priten dëme të vogla materiale.
Zona më e rrezikuar nga tërmetet në Zvicër është Valisi. Pas tij vijnë Bazeli, Graubündeni, Rheintali i St. Gallenit dhe Zvicra Qendrore.
Policia ka marrë shumë telefonata nga qytetarë të shqetësuar, para së gjithash nga vendi turistik Leukerbad. Por autoritetet vendore thonë se deeri më tash nuk ka të dhëna për dëme të pësuara.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












