CH-Ballkani
Tërmetet: Shtetet më të rrezikuara dhe më të sigurta, ku ndodhen Shqipëria e Zvicra
Shqipëria është në zonën e rrezikut nga aktiviteti sizmik. Sipas një raporti të fundit nga dy shkencëtarë amerikanë, vendi vlerësohet me një normë risku prej 10 për qind, më e larta në gjithë Evropën

Viti 2018 regjistroi vetëm në muajin e parë të tij tri tërmete të forta me magnitudë mbi 7 ballë. Edhe pse e vështirë që të parashikohen tërmetet, në një raport të publikuar nga dy shkencëtarë amerikanë, Roger Bilhalm dhe Rebecca Bendick, argumentojnë se në pesë periudha historike, aktiviteti sizmik u dyfishua kur rrotullimi i Tokës u ngadalësua, transmeton Monitor.
Raporti vlerësoi përqindjen e rrezikut duke marrë në shqyrtim 173 vende të botës, bazuar në probabilitet e ndodhjes së një tërmeti, stuhie, përmbytje, thatësire dhe rritjes së nivelit të detit, përcjell albinfo.ch.
Rreziku i Shqipërisë nga tërmetet
Nga dëshmitë që zotërohen deri më sot, Shqipëria është goditur prej 55 tërmetesh të fortë me intensitet deri në 8 ballë. Prej këtyre 55 tërmeteve të një periudhe më shumë se 2000-vjeçare, 36 i takojnë shekullit të 19.
Stacionet europiane të sizmologjisë kanë regjistruar matjen e saktë të tërmeteve në Shqipëri me magnitudë 6 ballë që në fillim të shekullit të 20-të. Ndërsa magnitudat më të ulëta deri në dy ballë kanë nisur të maten në fund të viteve 1960.
Shqipëria është në mesin e një zone të gjerë kontakti midis pllakave tektonike të Afrikës.
Rajonet që rrethojnë Shqipërinë përfshijnë një zonë tektonike mjaft të gjerë, ku bëjnë pjesë Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria Jugore dhe Turqia Perëndimore. Çdo vit, në këtë rajon ndodh të paktën një tërmet me magnitudë më të ulët se 6.5 ballë.
Vendet më të rrezikuara në botë
Vanuatu – 36.43%
Tonga – 28.23%
Filipinet – 27.52%
Guatemala – 20.88%
Bangladesh – 19.81%
Solomon Islands – 18.11%
Kosta Rika – 16.94%
Kamboxhia – 16.9%
El Salvador – 16.85%
Timor-Leste – 16.37%
Papua New Guinea – 15.9%
Brunei Darussalam – 15.58%
Mauritius – 15.18%
Nikaragua – 14.89%
Japonia – 14.1%
Fixhi – 13.56%
Guinea-Bissau – 13.09%
Vietnam – 12.81%
Kili – 12.28%
Xhamajka – 12.15%
Vendet më pak të rrezikuara
Katar – 0.1%
Malta – 0.61%
Barbados – 1.16%
Arabia Saudite – 1.32%
Grenada – 1.44%
Islanda – 1.55%
Kiribati – 1.78%
Bahrain – 1.81%
Emiratet e Bashkuara Arabe – 2.1%
Suedia – 2.26%
Finlanda – 2.28%
Egjipti – 2.34%
Norvegji – 3.35%
Izrael – 2.49%
Singapor – 2.49%
Estonia – 2.52%
Seychelles – 2.58%
Zvicër – 2.61%
Luksemburg – 2.68%
Oman – 2.74%
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut Ngjarja do të prezantojë një përzgjedhje të pasur veprash nga artistë shqiptarë të frymëzuara nga...
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri