Lajme

Tërmetet e njëpasnjëshme në Turqi

AFAD jep alarmin: Rrezikohet cunam, qëndroni larg bregdetit

Agjencia turke e fatkeqësive AFAD u ka kërkuar banorëve të Hatay që të qëndrojnë larg bregdetit, duke paralajmëruar se ekziston rreziku i rritjes së nivelit të detit pas dy tërmeteve me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë që goditën vendin, duke shkaktuar panik te të gjithë, përcjell albinfo.ch.

Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, foli për të paktën tetë persona të lënduar nga tërmetet e sotëm, duke argumentuar se nuk ka arsye për t’u shqetësuar për ngritjen e nivelit të detit. Tërmeti i parë me magnitudë 6.4 ballë ka ndodhur në orën 19:04 me kohën lokale.

Tre minuta më vonë ajo u pasua nga një lëkundje me magnitudë 5.8, sipas AFAD, e cila shprehu frikën se niveli i detit mund të rritet deri në 50 cm.