Futboll
Tërhiqet shorti i Championsit, do të ketë përballje të zjarrta
Në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Përballjet më të zjarrta janë në grupin F, ku tre gjigantët evropianë PSG, Dortmund dhe Milan do të tentojnë dy pozitat e para, raporton rtk, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa, kampioni i Evropës Man City ndodhet në të njëjtin grup me RB Leipzigun, Crvena Zvezden dhe Young Boys.
Grup tjetër interesant është padyshim grupi A, ku ndodhen Bayern Munich dhe Manchester United.
Kurse, Antwerpi i Arbnor Mujës gjendet në grupin H përballë Barcelonës, Portos dhe Shakhtarit.
Shorti i plotë:
Grupi A: Bayern Munich, Man United, Copenhagen, Galatasaray.
Grupi B: Sevilla, Arsenal, PSV, Lens.
Grupi C: Napoli, Real Madrid, Braga, Union Berlin.
Grupi D: Benfica, Inter, RB Salzburg, Real Socieadad.
Grupi E: Feyenoord, Atletico Madrid, Lazio, Celtic.
Grupi F: PSG, B.Dortmund, AC Milan, Newcastle United.
Grupi G: Man City, RB Leipzig, Crvena Zvezda, Young Boys.
Grupi H: Barcelona, Porto, Shakhtar, Royal Antwerp./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










