Shkurt.ch
Tërhiqet iniciativa kundër “raserëve”
Bartësit e Iniciativës “Mbrojtje nga ngasësit e shpejtë të makinave” e kanë tërhequr iniciativën e tyre.
Organizata që përfaqëson viktimat në komunikacion “Roadcross” e cila angazhohet për siguri në trafik, është e mendimit se me masat e ndërmarra në kuadrin e pakos së masave “Via Secura” dhe me revizionin e Kodit Penal të bërë së fundi nga parlamenti, plotësohet tërësisht qëllimi për të cilin ishte ngritur iniciativa.
Ndër të tjera, iniciativa kërkonte dënime me burg për ngasësit e shpejtë (Raser), me ç`rast e precizonte se prej cilës shpejtësi dikush mund të konsiderohej ngasës i shpejtë i papërgjegjshëm.
Me këtë rast “Roadcross” shpreh kënaqësinë me faktin se kodi penal i reviduar, i cili hyn në fuqi më 1 janar 2013, parasheh një figurë të re të veprës penale të ngasjes së shpejtë e të rrezikshme të automjeteve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











