Kosova
Tërhoqi paralele me Kosovën, Elon Musk përballet me kritika
Miliarderi Elon Musk po përballet me kritika të mëdha pas disa postimeve në Twitter për pushtimin rus të Ukrainës.
Të hënën në mbrëmje, Musk postoi në Twitter një status, duke thënë fillimisht se për të arritur paqen midis Ukrainës dhe Rusisë duhet të ketë një ribërje të zgjedhjeve “nën mbikëqyrjen e OKB-së” në katër zona të Ukrainës lindore, të aneksuara në mënyrë të paligjshme nga Rusia.
Musk tha se “Rusia duhet të largohet” nga ato zona “nëse ky është vullneti i njerëzve”. Ai tha gjithashtu se Krimeja, e aneksuar ilegalisht nga Rusia në 2014, duhet të bëhet “formalisht pjesë e Rusisë, siç ka qenë që nga viti 1783 (deri në gabimin e Krushovit), duke iu referuar dekretit të vitit 1954 të lëshuar nga kryeministri i atëhershëm sovjetik, si dhe se Ukraina duhet të qëndrojë një vend neutral, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Madje ai heq edhe një paralele me Kosovën, në rastin e zonave të aneksuara, duke bërë që shumë qytetarë dhe njohës të çështjeve ndërkombëtare t’i reagojnë.
Shumë prej tyre ishin të mendimit se janë dy çështje që nuk kanë të bëjnë njëra me tjetrën, duke thënë se Kosova ka kaluar nëpër të gjitha proceset, duke përmbushur të gjitha kriteret për të qenë shtet i pavarur dhe sovran.
Në përgjigje të postimeve të Musk në Twitter, Presidenti Zelenskyy postoi një sondazh në Twitter, duke pyetur “cili Elon Musk ju pëlqen më shumë?” Me opsionet “ai që mbështet Ukrainën” ose “ai që mbështet Rusinë”.
Ndërsa Ambasadori i Ukrainës në Gjermani ishte gjithashtu i drejtpërdrejtë në komentin e tij: ‘Shkofsh në djall, është përgjigjja ime shumë diplomatike ndaj jush”.
Shumica dërrmuese e reagimeve në Twitter ndaj komenteve të Musk për Ukrainën kanë qenë negative, me përgjigjet tipike që i thonë atij të mos komentojë për gjërat që me sa duket di shumë pak.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











