CH-Ballkani
Tenton të korruptojë policët me 500 lekë! (foto)
“Ky shtetas i ka ofruar 500 lekë punonjësit të policisë rrugore, për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për drejtimin e mjetit të tij tip kamion me shpejtësi tej normave të lejuara", thuhet në njoftimin e Policisë
Policia shqiptare ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili ka tentuar t’i ofrojë 500 lekë në mënyrë për të shmangur masën administrative.
Sipas policisë shqiptare, ai është arrestuar në flagrancë. 500 lekë janë rreth 4 euro, përcjell albinfo.ch. Vozitësi ishte 55-vjeçar.
“Ky shtetas i ka ofruar 500 lekë punonjësit të policisë rrugore, për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për drejtimin e mjetit të tij tip kamion me shpejtësi tej normave të lejuara. Arrestimi i tij në flagrancë u krye për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026













