Shkurt.ch
Tenisti Wawrinka është “Zvicerani i vitit 2013”
Duke zgjedhur tenistin Wawrinka, publiku i televizionit publik zviceran është përcakuar për të tretën herë me radhë për një sportist në “postin” e zviceranit të vitit
Në mbrëmjen e të shtunës është mbajtur në Cyrih spektakli “Swiss Awards” i përzgjedhjes së zviceranit të vitit 2013. Fitues i mbrëmjes respektivisht zvicerani i vitit që shkoi është zgjedhur tenisti i suksesshëm profesionist Stanislas Wawrinka, nga Zvicra frankofone, kantoni Vaud.
Tenisti është zgjedhur i pari në të gjitha kategoritë ndërsa 18 veta kanë hyrë në “finale” nga të cilët janë zgjedhur pesë veta sipas kategorive të ndryshme. Kështu, fitues për shou është zgjedhur kantautori Stephan Eicher, për kulturë, regjisori Markus Imhoof, për ekonomi, ndërmarrësi Beni Stöckli jr., për politikë Thomas Minder dhe për shoqëri Hans Rudolf Herren, kryetar fondacioni. Ndërsa çmimi “Swiss Award” për vepër jetësore i është dhënë klounit më të njohur në Zvicër e më gjerë, Dimitri.
Duke zgjedhur tenistin Wawrinka, publiku i televizionit publik zviceran ka zgjedhur për të tretën herë një sportit në “postin” e zviceranit të vitit. Para tij, në vitin 2012 ka qenë çiklisti Dario Cologna dhe në vitin 2011 skitari Didier Cuche, shkruan news.ch.
Wawrinka, në momentin e shpalljes së tij si zvicerani i vitit ndodhej në Melburn, ku po merrte pjesë në turneun e tenisit “Australian Open”. Ai është lidhur në transmetimin e drejtpërdrejtë me televizionin zviceran dhe ka shprehur gëzimin për çmimin që i është ndarë.
“Swiss Awards” sivjet është dhënë për të dymbëdhjetën herë me radhë.
/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













