Lajme

Temperatura verore në Zvicër: Arrihet rekordi me 29.5 gradë

Temperatura më e lartë deri më tani këtë vit është matur sot në Biasca të kantonit të Tiçinos. 29.5 gradë, shkruan meteonews.ch

Vera kalendarike është ende relativisht larg, por temperaturat e regjistruara dje (e mërkurë, 20 maj) në disa vende të Zvicrës, kanë sjellë “verën në pranverë”.

Temperatura më e lartë deri më tani këtë vit është matur sot në Biasca të kantonit të  Tiçinos. 29.5 gradë, shkruan meteonews.ch, transmeton albinfo.ch. Edhe në Sion, Kantoni Valis, zhiva në termometër është ngritur në 29.1 gradë, gjë që gjithashtu ka thyer rekordin e temperaturave në veri.

Sot dhe nesër do të vazhdojë të zotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, ndonëse mbetet për t’u parë nëse temperaturat do të arrijnë në 30 gradë.

Moti i mrekullueshëm pothuaj veror i pranverës ka mundësi të marrë një pushim të shtunën. Erërat që fryjnë nga perëndimi do të ndikojnë që niveli i temperaturës të jetë dukshëm më i ulët, përcjell albinfo.ch. Probabiliteti i stuhive pritet të rritet. Megjithatë, moti do të ketë sërish një përmirësim të dielën.