Lajme
Temperatura të nxehta në Antarktik, si asnjëherë më parë
Një qendër studimi argjentinase në Antarktikë njoftoi se kontinenti i ngrirë ka regjistruar së fundmi temperaturën më të lartë 18.3 gradë C, duke kaluar rekordin e mëparshëm me 0.8 gradë.
Regjistrimi në qendrën kërkimore të Esperanza në majën veriore të gadishullit kalonte rekordin e mëparshëm prej 17.5 gradësh të regjistruar në mars 2015.
Një postim i agjencisë meteorologjike të Argjentinës zbulonte rekordin e ri që prej nisjes së matjeve në 1961.
Gadishulli i Antarktikës është zona që tregon me drejtim nga Afrika e Jugut dhe gjithashtu një nga vendet që po ngrohet më shpejt në tokë,me reth 3 gradë në 50 vitet e fundit, sipas Organizatës Botërore të meteorologjisë.
Profesor James Renwick, shkencëtar klime i Universitetit Victoria në Wellington, Australi tha se një komitet do të mblidhet për të diskutuar mbi regjistrimin e ri në Esperanza.
“Sigurisht që rekordi nuk ka nevojë të kontrollohet, por në pritje të këtyre kontrolleve ai është gjithsesi impresionues pasi kanë kaluar vetëm pesë vjet nga vendosja e rekordit të mëparshëm dhe kjo është thuajse një gradë më lart. Është shenjë e ngrohjes që po ndodh këtu, në një masë më të shpejtë sesa mesatarja botërore”, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












