Shkurt.ch
Temperatura rekorde në Zvicër, alarm nga rreziku i zjarreve
Zvicra po kalon një verë e temperatura shumë të larta, që i afrohet verës që njihet si rekorde sa u përket temperaturave, asaj të vitit 2003. Ka më shumë se dy javë që temperaturat rrallë zbresin nën 30 gradë dhe kjo ka bërë që shumë kantone të përshtatin masat e mbrojtjes kundër zjarrit.
Pas tetë kantoneve që kanë ngritur shkallë e gatishmërisë gjegjësisht ndalimin e rreptë të ndezjes së zjarreve në natyrë, këtë së fundi e ka bërë edhe kantoni Jura.
Bazuar në rrezikun nga përhapja e zjarrit, që vjen si pasojë e thatësisë aktuale, autoritetet e këtij kantoni kanë ndaluar ndezjen e zjarreve në pyje dhe në vendet afër pyjeve. Konkretisht është ndaluar zjarri për të bërë grill, pastaj ndezja e fishekzjarrëve etj. Ndërsa përjashtimet janë të mundshme vetëm me lejen e policisë.
Ndalime të ngjashme deri tash kanë hyrë në fuqi edhe në kantonet: Graubünden, Neuchatel, Solothurn, Vaud, Ticino, Valis dhe dy Bazelët. 12 kantone tjera deri më tash janë mjaftuar me masa paralajmëruese për kujdes nga zjarri.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









