CH-Ballkani
Televizioni franko-gjerman: E ardhmja e Kosovës varet nga Beogradi, Brukseli dhe Pekini
Emisioni “Me karta të hapura” i televizioni franko-gjerman “TV Arte” ka shtjelluar në emisionin e fundit rastin e Kosovës - duke kryer një rezyme nga e kaluara deri në ditët e sotme.
Pasi tregon Luftën e Kosovës (1998-99) dhe shpalljen e njëanshme të pavarësisë (2008), emisioni tregon për gjendjen e rënduar ekonomike të ditëve të sotme, përkundër pasurive të mëdha tokësore.
“Në perëndim të Prishtinës ndodhen pesë termocentralet e Obiliqit të cilët punojnë me qymyr, ndërsa në Minierën e Trepçës, e pasur me zink, plumb, nikel, bakër, flori, argjent, mangan, ndodhet pasuri minerale prej 13 miliardë dollarësh. Megjithatë, Prodhimi i Brendshëm Bruto për baor është rreth 3000 dollarë, rreth dhjetë herë më e vogël sesa mesatarja europiane dhe papunësia është rreth 30 përqind, kurse 18 përqind e banorëve jetojnë nën kufirin e varfërisë. Kjo shtyu rreth 150 mijë kosovare drejt eksodit në Perëndim, ndërsa rreth qindra sosh ju bashkangjitën luftërave në Lindjen e Mesme,” përcjell albinfo.ch.
Dhjetë vjet pas pavarësisë së Kosovës, situata është akoma e rëndë. Kjo ndodh pasi Komuniteti Ndërkombëtar dhe shumë vende europiane akoma nuk e kanë njohur Kosovës, duke sjellë një ekonomi të pajetueshme dhe një tokë të frikshme për zhvillimin e korrupcionit dhe strukturave mafioze. Sot vendi i vogël europian lufton më shumë se asnjëherë për një autonomi.
“Situata e rëndë ekonomika ka zhvilluar një rrjet mafiozës shqiptarë të lidhur me mafian ruse dhe italiane, të cilët bashkëpunojnë në trafikimin e drogës, qenieve njerëzore dhe pedofilisë. Eulexi ka qenë i pafuqishëm të luftojë këtë rrjet mafiozësh në Kosovë, që ka lidhje të ngushta me ish ushtarët e UÇK,” përcjell albinfo.ch.
Kjo ka mundësuar ngritjen e Vetëvendosjes në 2004 që kërkon një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Interesante se kur flitet për të ardhmen e Kosovës, sipas televizionit franko-gjerman, kjo do vendoset nga Beogradi, Brukseli dhe Pekini. Nëse për dy të parat është e kuptueshme, pasi Serbia nuk mund të jetë pjesë e BE-së pa normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, te Pekini është faktori ekonomik.
Kina po investon së tepërmi në Rrëgën e Mëndafshit duke ndërtuar rrugën Athinë-Beograd, Beograd-Bar dhe duke blerë aeroportin e Tiranës.
E-Diaspora
-
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë Ambasada gjermane në Kosovë u bën thirrje partive të respektojnë rregullat e fushatës në diasporë... -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje












