Autotech
Telefonat e së ardhmes: 5G dhe të thyeshëm
Në Mobile World Congress 2019 u prezantuan shumë smartphone interesantë: Mate X, LG G8s ThinQ, Nokia 9 dhe Xperia 1

Mobile World Congress 2019, panairi i teknologjisë që zhvillohet në Barcelonë, ishte një ndër më interesantët e viteve të fundit, ku u prezantuan shumë smartphone dhe me disa risi që do t’i shohim vetëm në vitet e ardhshme.
Në panairin e teknologjisë së këtij viti spikatën dy trende të cilat do të drejtojnë të ardhmen e botës mobile: 5G dhe smartphone-t e përthyeshëm. Kompanitë kryesore prezantuan të paktën një smartphone 5G, shkruan ‘monitor’.
Huawei prezantoi Mate X, smartphone fleksibël me modem Balong 5000 i cili suporton standardin e ri të rrjetit, LG shfaqi V50 ThinQ 5G, kurse Xiaomi, Mi Mix 3 5G, përcjell albinfo.ch.
Huawei Mate X
Huawei Mate X ishte sigurisht smartphone më inovativ që u shfaq në Mobile World Congress 2019. Mate X është smartphone i parë që realizohet nga kompania kineze dhe do të dalë në treg në gjysmën e dytë të vitit 2019. Mate X ka ekran 8 inç, kur është tërësisht i hapur. Modemi Balong 5000 suporton rrjetin 5G dhe siguron një shpejtësi download-imi 4,5Gbps. Çmimi: 2299 euro.
LG G8s ThinQ e LG V50 ThinQ 5G
LG prezantoi në Mobile World Congress 2019 dy smartphone të rinj. Krahasuar me vitin 2018, LG solli zgjidhje vërtet inovative dhe smartphone për të cilët do të flitet shumë.
LG G8s ThinQ është smartphone i parë që mund të kontrollohet me gjeste, pa qenë e nevojshme që të veproni me smartphone. Në pjesën e përparme është integruar një sensor fotografik 3D që i transformon gjestet e dorës në veprime mbi smartphone. Telefoni ka procesor Snapdragon 855, 6GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme. LG prezantoi edhe V50 ThinQ 5G, smartphone ka një dizajn si shumë smartphone të tjerë por mund të transformohet në një telefon unik në llojin e tij.
Sony Xperia 1
Duhet të ishte Sony Xperia XZ4 protagonisti i Mobile World Congress 2019, por befas kompania japoneze vendosi të ndryshojë emrin e modelit të saj. Xperia 1 është një nga smartphone-t më të mirë të kompanisë me ekran unik. Ekrani OLED ka diagonale 6,5 inç me rezolucion 4K. Në këtë celular, Sony ka sjellë në botën mobile disa nga teknologjitë e zhvilluara në fushën e televizorëve dhe fotokamerave refleks. Si për shembull, sistemi elektronik i përfshirë në kamerën e pasme.
Nokia 9
Është smartphone i parë në botë me pesë fotokamera në pjesën e pasme. Nokia dëshironte që të befasonte botën e teknologjisë me një celular i cili bën foto rezolucion 60 megapiksel. 5 fotokamerat e pasme janë 12 megapiksel, dy prej tyre bëjnë foto RGB dhe tre në bardhezi. Por Nokia 9 nuk është një model pa defekte, procesori është Snapdragon 845, i cili ndërkohë është zëvendësuar nga Snapdragon 855.
Xiaomi Mi 9
Xiaomi shfrytëzoi skenën e Mobile World Congress 2019 për të prezantuar edhe në Evropë Mi 9 dhe Mi Mix 3 5G. Mi 9 është një smartphone me parametra të lartë, me karakteristika interesante dhe me një çmim ekonomik. Ka procesor Snapdragon 855, 6GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme. Është i disponueshëm edhe në versionin 8GB di RAM dhe 128GB memorie të brendshme. Ekrani është 6,39 inç me rezolucion FullHD+. Mi 9 ka tre fotokamera në pjesën e pasme dhe është vlerësuar nga DxOMark si një nga smartphone-t me fotokamerat më të mira që gjenden në treg. Mi 9 do të kushtojë 449 euro.
OnePlus 5G
OnePlus shfaqi në Mobile World Congress një prototip 5G të smartphone të ardhshëm, OnePlus 7. Carl Pei, CEO i OnePlus, njoftoi se OnePlus 7 do të dalë në treg në tremujorin e dytë të 2019-s dhe do të kushtojë më pak se 1000 euro.
E-Diaspora
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep Mësohet se një operacion i Karabinierëve në zonën e Centro-s, në Genova, çoi në arrestimin e...
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
Jeta në Austri
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri Ndër ngjarjet kryesore të kësaj jave, zbulohet se çfarë do të thonë rezultatet e zgjedhjeve të...
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare