Lajme
Tejkalimi i rrezikshëm i vozitësit nga Zvicra “çmend” kosovarët
Një makinë me targa të Luzernit me shpejtësi të madhe tejkalon nga ana e djathtë një traktor diku në një rrugë të Prizrenit dhe kjo ngjall reagime te kosovarët.
Mediet zvicerane kanë bërë publike një video e cila ishte e postuar në një profil shqiptar të quajtur “Jeta osht interes”. Në këtë video shihet se si një vozitës i cili voziste një automobil me targa të kantonit të Luzernit me shpejtësi të madhe tejkalon nga ana e djathtë një traktor diku në një rrugë të Prizrenit.
Portali www.20min.ch i cili e kishte bërë aktuale këtë video, në këtë rast cekë se me të drejtë shumë persona kanë komentuar videon në fjalë duke akuzuar vozitësin se nuk i respekton rregullat në komunikacion në Kosovë ashtu siç do t`i respektonte edhe në Zvicër. Atje, sipas tyre, për një shkelje të tillë ta marrin patentën dhe mund të të dënojnë edhe me burg, transmeton albinfo.ch.
Ky portal ka kontaktuar edhe Peter Keiser i cili është përgjegjës i shërbimit për komunikacion në kantonin e Luzernit, sipas të cilit në Zvicër tejkalimi nga ana e djathtë konsiderohet si shkelje e rëndë e rregullave të komunikacionit dhe në këso rastesh vozitësve u merret leja për së paku tre muaj.
Sipas këtij portali sjelljet e gabuara të vozitësve zviceranë jashtë vendit autoritetet zvicerane nuk mund t`i ndjekin penalisht, përcjell albinfo.ch portalin zvicefan. Por këta vozitës mund të ndiqen penalisht nga autoritetet vendase respektivisht në këtë rast të atyre kosovare. Sepse, edhe sipas zotëri Keiser nëse ndonjë vozitës ndiqet penalisht në vendet tjera për shkelje të rregullave të komunikacionit dhe një vendim i tillë bëhet i plotfuqishëm duke iu konfiskuar leja e vozitjes, si pasojë do të kishte marrjen e lejes edhe në Zvicër.
20. min ka tentuar ta kontaktojë nëpërmes telefonit personin në emër të cilit është I regjistruar automobili cili gjendej aktualisht për pushime ne Kosovë. Ai nuk kishte deklaruar asgjë, por i revoltuar kishte thënë: “Kjo gjë nuk duhet t`ju interesojë”.
Ne këtë link mund ta shikoni videon:
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












