Tematike
Të ushqyerit në pleqëri
Juve ju duhet më pak energji (ushqim) sesa njerëzve të rinj, por megjithatë keni nevojë për të gjitha materiet ushqyese (për shembull vitaminat dhe materiet minerale)
Ushqehuni shëndetshëm, ndërrueshëm dhe në mënyrë të ekuilibruar. Kështu do të qëndroni më gjatë të shëndoshë dhe të pavarur. Trupi juaj plaket dhe ndryshon, e ky është një proces i natyrshëm.
Me rëndësi:
- Juve ju duhet më pak energji (ushqim) sesa njerëzve të rinj, por megjithatë keni nevojë për të gjitha materiet ushqyese (për shembull vitaminat dhe materiet minerale).
Proteinat:
Me moshën, trupi jujaj humb muskujt. Prandaj keni nevojë për më tepër proteina në shujtën e mëngjesit, të drekës dhe në atë të darkës.
Artikujt ushqimorë me shumë proteina:
Mishi, peshku, vezët, prodhimet e qumështit, djathi, gjiza apo dhalla (ajrani).
Rekomandim:
- Hani për çdo ditë nga 3 porcione prodhimesh të qumështit
(kos, djathë, gjizë, dhallë…)
Prodhimet e qumështit përmbajnë edhe shumë kalcium.
Kalciumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave tuaja.
Karbohidratet:
Edhe karbohidratet janë të rëndësishme për ju dhe bëjnë pjesë po ashtu te ushqimi i ekuilibruar.
Karbohidrate janë për shembull buka, orizi, makaronat, patatet dhe bishtajoret.
Rekomandim:
- Hajeni gjithmonë variantin me miell të plotë (nga drithrat “integrale”).
Për shembull, bukë me miell të plotë, oriz të kaftë, apo makarona me miell të plotë.
Vitaminat dhe materiet ushqyese:
Hani për çdo ditë shumë perime dhe pemë.
Kështu e furnizoni trupin tuaj me vitamina të rëndësishme dhe materie minerale.
Rekomandim:
- Hani për çdo ditë nga 3 porcione perime
- Hani për çdo ditë nga 2 porcione fruta
1 porcion = 1 grusht
Me shtyrjen në moshë, dhëmbët, eshtrat dhe sistemi juaj imunitar kanë nevojë për vitaminë D.
Vetëm nëpërmjet ushqimit ju merrni pak vitaminë D.
- Merrni vitaminë D në formë pikash.
Për këtë mund t’ju këshillojë mjeku, apo mjekja juaj, ose pyetni në farmaci.
Yndyra:
Trupi juaj ka nevojë për yndyrëra.
Yndyrërat kanë shumë kalori, prandaj përdorini me masë.
Rekomandim:
- Hani yndyrëra të shëndetshme. Yndyrëra të shëndetshme janë:
- 2-3 lugë ngrënieje me vaj kolze apo ulliri.
- 1 grusht frutash vajorë (arra, lajthi…) pa kripë.
- Hani pak
- Gjalpë, ajkë apo majonezë
- Ëmbëlsira (çokollatë, biskota, tortë, e kështu me radhë)
- Çikërrima të njelmëta (çipsa, shkopinj të kripur, e kështu me radhë)
Këta artikuj ushqimorë kanë tepër shumë kalori, sepse përmbajnë shumë shqeqer dhe yndyrë.
Kujdes:
Kaloritë e tepërta për një kohë të gjatë shpiejnë në mbipeshë, apo sëmundje, si presioni i lartë i gjakut, ose diabeti.
Lëngjet janë shumë të rëndësishme:
Me moshë, njeriu nuk ndjen më aq shumë etje.
Por, është shumë me rëndësi që ditën të pish herëpashere.
Rekomandim:
- Pini 5 litra në ditë
- Pini ujë, apo çaj pa sheqer.
(Ua ofroni këtë edhe mysafirëve tuaj)
- Mos pini lëngje të ëmbla.
Këshillë:
- Mbusheni në mëngjes një shtambë me 1,5 litra ujë dhe pijeni atë gjatë ditës.
Ushqyerja është më shumë se konsum i materieve ushqyese dhe duhet t’ju sjellë kënaqësi.
Kurdo që të mundeni, gatuani vetë dhe freskët dhe hani në shoqëri me familjen apo me miq.
Nën këto vegëza (linçe) do të gjeni informacione për të ushqyerit:
Umut Öztürk, këshilltar i të ushqyerit, BSc BFH
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















