Shkurt.ch
Të rinjtë zviceranë i bëjnë më “cool” ministrat e tyre
Në një fushatë, përmes fotoshopit ata u apelojnë politikanëve të lartë që ta bëjnë "më rinore" politikën e tyre
Parlamentet e të Rinjve i Zvicrës të të gjitha partive kanë marrë një fushatë interesante: Ato dëshirojnë të “përtërijnë” dhe t`i bëjnë më “cool” ministrat (këshilltarët federalë) të Zvicrës. Kështu, përmes një përpunimi me fotoshop, të rinjtë i kanë bërë më të rinj dhe më të modës, shtatë ministrat federalë. Të përkujtojmë se mosha mesatare e ekzekutivit të vendit është 55 vjeç dhe ky fakt është i mjaftueshëm për të ngjallur reaksionin përkatës te të rinjtë.
Rezultati i “kurës përtëritëse” është mjaft interesant. Fjala vjen të rinjtë e kanë “veshur” Ueli Maurerin konservativ të SVP/UDC-së që është ministër i mbrojtjes si një reper tipik, madje i kanë vënë edhe një varg zinxhirësh rreth qafe. Ministrja e financave Eveline Widmer-Schlumpf në “edicionin” e të rinjve duket si një e re me stil “punk” me percing dhe me make-up të fortë që bie shumë në sy. Ndërsa ministres së energjetikës Doris Leuthard, përveç një frizure dhe veshje rinore, ia kanë vënë një distinktiv të lëvizjes antinukleare… Ngjashëm, në kundërshtim të plotë me moshën dhe stilin që kanë realisht, janë trajtuar edhe ministrat tjerë.
Gazeta e mbremjes “Blick am Abend” ia ka lënë në dispozicion faqen e parë dhe disa faqe të brendshme të numrit të djeshëm kësaj fushate.
Parlamentet rinore të Zvicrës kanë angazhuar një agjenci reklamash për të bërë “styling”-un e misntrave. Me sloganin “Bëje politiken zvicerane më rinore” që shpërthen në pllakatet me këto fotografi, organizatat rinore kërkojnë të angazhohen më shumë politikisht. Fushata është lancuar me rastin e Konferencë së 22-të të parlamenteve rinore që është mbajtur në fundjavën që shkoi.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë










