Maqedonia
Të rinjtë vazhdojnë ta braktisin Maqedoninë
Organizatat që në fokus kanë të rinjtë, thonë se Maqedonia do të paguajë kosto të lartë për shkak të largimit të të rinjve nga vendi dhe ngritjes së mesatares së moshës
Shkalla e lartë e papunësisë ka bërë që të rinjtë në Maqedoni të ardhmen e tyre gjithnjë e më shumë ta shohin jashtë vendit. Përderisa institucionet shtetërore nuk kanë informacion për numrin e të rinjve që janë larguar nga vendi, madje nuk dihen as profilet e atyre, të cilët janë larguar për gjetur punë në ndonjë nga vendet e Bashkimit Evropian, në bazë të të dhënave të Bankës Botërore, shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve në Maqedoni, është mbi 50 për qind.
Ylber Gashi, kryetar i Unionit të Shkollave të Mesme me mësim në gjuhën shqipe, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë dy arsye kryesore që i bëjnë të rinjtë të largohen nga vendi, gjendja e rëndë ekonomike dhe rënia e cilësisë së arsimit.
Ndryshe, në bazë të një hulumtimi të realizuar nga Koalicioni i të rinjve “Sega”, një e katërta e të rinjve në Maqedoni, të cilët nuk janë të përfshirë fare në sistemin e punës, nuk ndjekin arsimin e lartë apo trajnime për t`u kualifikuar në ndonjë lëmi, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, Samet Shabani gjatë një projekti hulumtues “Migrimi i të rinjve”, ka ardhur në përfundim se gjatë dhjetë viteve të fundit janë të rinjtë me arsimim të lartë ata që largohen më së shumti nga Maqedonia.
Organizatat që në fokus kanë të rinjtë, thonë se Maqedonia do të paguajë kosto të lartë për shkak të largimit të të rinjve nga vendi dhe ngritjes së mesatares së moshës.
Ata theksojnë se ka një disbalancë mes asaj se çka ofrojnë universitet dhe çka në të vërtetë kërkon tregu i punës.
Sipas tyre, një nga sfidat më të mëdha të Maqedonisë si shtet, do të jetë harmonizimi i kërkesave mes sektorit të biznesit dhe fakulteteve në funksion të ngritjes së një perspektive të qëndrueshme për të rinjtë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










