Maqedonia
Maqedoni: Fillon orari dimëror i fluturimeve në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit
Këtë fundjavë hyn në fuqi orari i dimrit për fluturimet për vitin 2025/26. Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të ketë lidhje me 49 destinacione të rregullta që do të shërbehen nga 17 kompani ajrore, si dhe 13 destinacione charter që do të operohen nga një kompani ajrore.
Nga Aeroporti “Shën Apostol Pavle” në Ohër, janë planifikuar pesë destinacione që do të shërbehen nga tre kompani ajrore, njoftuan për MIA nga TAV Maqedonia, koncesionari i aeroporteve maqedonase.
Të dy aeroportet maqedonase do të lidhen me 10 destinacione të reja gjatë sezonit dimëror, i cili do të zgjasë deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm. Nëntë nga këto do të operohen nga kompania Wizz Air, me subvencione nga Qeveria. Bëhet fjalë për fluturimet nga Shkupi drejt Barit dhe Stokholmit, që fillojnë më 27 tetor, ndërsa në të njëjtin datë fillon edhe linja ajrore nga Ohri drejt Bazelit. Më 28 tetor, kryeqyteti do të lidhet për herë të parë me Madridin, një nga destinacionet më të kërkuara nga pasagjerët tanë. Të njëjtën ditë rikthehet edhe linja drejt Larnakës.
Nga 15 dhjetori, Shkupi do të lidhet për herë të parë me Pragën, ndërsa rikthehet edhe linja drejt Këlnit.
Nga 30 marsi 2026, të dy aeroportet do të lidhen me tre destinacione të reja. Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, Wizz Air rikthen linjën e rregullt drejt Budapestit, ndërsa të njëjtën ditë kompania hap një destinacion të ri pushimesh në Itali – Napoli, destinacion për të cilin pritet kërkesë e madhe.
Më 30 mars 2026, Aeroporti “Shën Apostol Pavle” në Ohër do të lidhet me Milano. Destinacioni i dhjetë i ri është linja nga Shkupi drejt Gjenevës, që EasyJet do ta rikthejë më 3 nëntor.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












