Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka njoftuar se qëllimi i Qeverisë është që paga mesatare në Maqedoninë e Veriut të afrohet deri në 1000 euro deri në fund të mandatit.
Kjo kohë përkon me vitin 2028.
Kryeministri ka deklaruar se treguesit ekonomikë, tregojnë përparim, me rritje nominale që tejkalon tetë për qind në vitet 2024 dhe 2025, si dhe me vazhdimin e trendeve pozitive edhe në vitin 2026, transmeton albinfo.ch.
“Synimi i kësaj Qeverie është t’i afrohet pagës mesatare prej 1.000 eurosh deri në fund të mandatit,” tha ai.
Ai u shpreh se paga mesatare neto në muajin korrik ishte 48.499 denarë, që përfaqëson një rritje nominale vjetore prej 7,1 për qind. Gjithashtu, eksportet në tetë muajt e parë të vitit arritën në 5,74 miliardë euro, një rritje prej 8,7 për qind.