Integrimi
Të rinjtë shqiptarë synojnë një jetë pa stres
Të rinjtë thonë njëzëri: “Gjermania është një vend i mirë. Ne shpresojmë se mund të mësojmë këtu një zanat dhe të ndërtojmë një të ardhme. Ne mund të jetojmë pa stres”
Vështirë se një i ri gjerman mund të imagjinojë se çfarë do të thotë jeta me prindërit që qëndrojnë larg me mijëra kilometra, një vend i panjohur me një gjuhë të huaj. Jo të shkojnë në pushime, por të kenë shumë kushte të këqija duke udhëtuar me anije, me këmbë, autobus apo makinë. Gjatë të rinj nga Afganistani dhe Shqipëria kanë ardhur vetëm në Waltrop, shkruan ‘lokalkompass.de’.
Armiri dhe Farhadi janë nga Afganistani. Dy 18-vjeçarët jetojnë së bashku me të rinjtë shqiptarë Margent (16), Besart (17), Bujar (18) dhe Denis (17), me banim në Waltrop, përcjell albinfo.ch.
Të gjithë janë pjesë e Klasës Ndërkombëtare të “Berufskollegs Datteln” me mundësi për të kompletuar diplomën e shkollës së lartë.
Në sytë e këtyre të rinjve shihet jo vetëm frika nga dëbimi, por edhe ndjenja për familjet e tyre.
Megjithatë, ata të gjithë njëzëri thonë: “Gjermania është një vend i mirë. Ne shpresojmë se mund të mësojmë këtu një zanat dhe të ndërtojmë një të ardhme. Ne mund të jetojmë pa stres”. Pa stres? Kujdestari Mete Topcu thotë. “Pa stres do të thotë një jetë pa luftë, larg dhunës dhe kërcënimeve. Jeta që bëhet këtu është e paimagjinueshme në Afganistan”.
Të rinjtë shqiptarë kanë histori të ndryshme. Lufta nuk sundon në Shqipëri, por perspektiva të punës nuk ka. Edhe fëmijët duhet të kontribuojnë që familja të mbijetojë. Kështu kishte ndodhur edhe me Margent, i cili në vitin 2014 kishte shkuar në Itali, kurse më 2016 në Gjermani. 16-vjeçari ëndërron që të gjejë punë për të ndihmuar nënën e tij të sëmurë dhe motrën.
Megjithatë, ëndrra e tij mund të mos plotësohet, pasi kërcënimi për dëbim është i madh, sidomos kur t’i mbushin 18 vjet. Shqipëria është vend i sigurt dhe të rinjtë mund të dëbohen.
Kështu kishte ndodhur edhe me Bujarin, i cili u largua nga Gjermania. Menjëherë pas ditëlindjes së 18-të ai ishte dashur të kthehet në Shqipëri dhe ka rënë për një kthim vullnetar. Kjo do të thotë se i ndalohet hyrja në Gjermani për 12 muaj dhe ai nëse tenton të shkojë, atëherë i ndalohet hyrja për 5 vjet.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












