Shkurt.ch

Të rinjtë, më pak të dhunshëm

Për Peter Aebersold, profesor i së Drejtës Penale në Basel, njëra nga arsyet që kanë ndikuar në rënien e delikteve te të rinjtë është edhe ndyshimi i migracionit në Zvicër

Statistikat flasin për rënie të krimit në mesin e të rinjve në Zvicër. Raportohet për më pak vjedhje dhe më pak dhunë te të rinjtë. 

Vitin e kaluar janë shqiptuar 13.158 dënime, rreth 7 për qind më pak se në vitin 2011.  

Për Peter Aebersold, profesor i së Drejtës Penale në Basel, njëra nga arsyet që kanë ndikuar në rënien e delikteve te të rinjtë është edhe ndyshimi i migracionit në Zvicër.

“Në vitet 90-a familjet nga ish-Jugosllavia kanë ardhur me fëmijët e traumatizuar në Zvicër, ku potenciali për dhunë ishte më i lartë”, thotë profesori.

Më 2007 ishin dënuar 3539 të rinj me origjinë të huaj, ndërsa vitin e kaluar raportohet për 31 për qind më pak të dënimeve te të huajt.

Parandalimi i pakoordinuar

“Në Zvicër, parandalimi i dhunës te të rinjtë nuk është i koordinuar mirë”, thotë profesori Aebersold.

Për dallim nga Zvicra, në Gjermani apo në Suedi ekspertët nëpër shkolla, policia, prokurorët dhe ekonomistët ulen bashkë për t’u koordinuar në parandalimin e dhunës