E-Diaspora
Të regjistruar në ditarin shkollor, por Besardi dhe Sylvina dëbohen pa mëshirë
Besardi 6-vjeçar dhe Sylvina 9-vjeçare është dashur t`ia fillonin mësimit në shkollën fillore "Saint-Bruno". Por familja e tyre shqiptare, u dëbua në fund të gushtit si pjesë e një procedure administrative

Të hënën në mëngjes, në ditën e parë të shkollës, aktivistët nga “Rrjeti i arsimit pa kufij” (RESF) 33, ishin mbledhur para dyerve të shkollës “Saint-Bruno” në Bordeaux për të sensibilizuar ndërgjegjësimin midis mësuesve dhe prindërve të nxënësve, për situatën e familjes Toçilla.
Kjo familje shqiptare ka jetuar në Francë (në rrethin e La Benauge) që nga viti 2014 dhe është kthyer në vendin e tyre të origjinës më 24 gusht, në kuadër të një procedure të detyrimit për t’u larguar nga territori francez (OQTF). Procedurë që ishte objekt i një ankese.
Kësaj familje iu mohua e drejta e azilit dhe pastaj një kërkesë për rregullim të lejeqëndrimit. Ajo ishte ankuar kundër këtij detyrimi për tu larguar nga territori francez, por ankesa pranë Gjykatën administrative ishte pezulluar, transmeton albinfo.ch.
“Situata tronditëse dhe e papranueshme”
Të dy fëmijët e familjes së kthyer, Besardi 6-vjeçar dhe Sylvina 9-vjeçare, para disa vitesh ishin regjistruar në shkollën fillore “Saint-Bruno”. Ata është dashur të jenë të pranishëm në klasat e tyre përkatëse CP dhe CM1, emrat e tyre gjithashtu figuronin në ditarin e nxënësve që priteshin të vinin të hënën, shkruan “Sud Ouest”, përcjell Albinfo.ch.
Në fletushkat e tyre të titulluara “Dy karrige bosh në fillim të vitit shkollor”, aktivistët e RESF 33, të cilët gjithashtu duhej të kalonin një peticion në shkollë, denonconin një “situatë tronditëse dhe të papranueshme”. “Kjo familje duhet të kthehet”, thotë Brigitte Lopez, i nga rrjeti i Bordeaux.
Për shkaqe të problemeve neurologjike, babai ishte dërguar Spitalin universitar CHU Pellegrin. Prefektura e ka justifikuar dëbimin duke argumentuar me kërkesën e refuzuar për azil dhe faktin se Shqipëria është në gjendje të marrë përgjegjësinë për patologjinë e babait të familjes.
RESF 33 planifikon të kryejë veprime të reja dhe në veçanti të apelojë tek Didier Lallement, kryebashkiak i Gironde dhe Alain Juppé, kryebashkiaku i Bordeaux.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake Numri i shtetasve britanikë që kanë fituar shtetësi austriake është rritur ndjeshëm që nga dalja e...
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët