Bota
Të paktën 17 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Filipine
Të paktën 17 persona janë vrarë pasi një avion ushtarak u rrëzua në jug të Filipineve, njoftoi më 4 korrik Ministria e Mbrojtjes së këtij shteti.
Avioni me 92 persona në bord u rrëzua pasi doli nga pista gjatë ngritjes, raportuan mediat.
Të paktën 40 ushtarë janë shpëtuar nga rrëzimi në ishullin Jolo, që gjendet 1.000 kilometra në jug të Manilës, tha gjenerali Cirilito Sobejana.
“Po bëjmë më të mirën për të shpëtuar pasagjerët”, tha ai për gazetarët.
Fotografitë e publikuara nga vendi i ngjarjes shfaqin tym dhe flakë nga aeroplani, i cili është rrëzuar në mesin e disa drunjve.
The New York Times ka raportuar se të paktën 17 trupa të pajetë janë gjetur, ndërkaq një komandant lokal është cituar të ketë thënë se numri i viktimave pritet të rritet.
Shumica e pasagjerëve të këtij aeroplani ishin persona që sapo kishin diplomuar nga ushtrimet bazike ushtarake dhe po udhëtonin drejt një ishulli për t’iu bashkuar një taskë-force që lufton terrorizmin në këtë rajon me shumicë myslimane./REL
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











